Mësuesja Luiza Myrtaj Nezha: Çdo vit e më shumë po humbet interesi i nxënësit ndaj mësimit

- Advertisement -

Çdo vit e më shumë po humbet interesi i nxënësit ndaj mësimit. Kështu u shpreh mësuesja Luiza Myrtaj Nezha në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”.

- paragrafi 1 -

Sipas saj, faji në lidhje me rezultatet e maturantëve nuk është vetëm i mësuesve apo sistemit.

- Advertisement -

Ajo shtoi se të gjitha testet e standartizuara të maturës janë të një niveli mesatar.

“Sa vjen, çdo vit humbet interesi i nxenësit ndaj mësuesit. Çdo vit humbet interesi. Jo të gjithë fajin t’ua vëmë mësuesit dhe sistemit. Problemi qëndron që këta nxënës po humbasin interesin. Testi është i një niveli mesatar. Të gjitha testet e standartizuara janë të një niveli mesatar”, theksoi mësuesja.