Mësuesja Lendita Uka-Ibishi: Suksesi i nxënësit/es – krenaria e mësuesit/es

- Advertisement5 -

Nuk ka ndjenjë më të bukur për një mësues/e sesa të shohë nxënësin/en e tij/saj duke arritur sukses në jetë. Çdo hap i nxënësit/es drejt dijes, çdo ëndërr e realizuar dhe çdo fitore e tij/saj është një copë krenarie në zemrën e mësuesit/es. Pas çdo nxënësi/eje të suksesshëm/me, shpesh qëndron një mësues/e që ka besuar tek ai/ajo edhe atëherë kur askush tjetër nuk besonte.

- paragrafi 1 -

Mësuesi/ja nuk jep vetëm mësim. Ai/Ajo jep kohë, durim, dashuri dhe shpirt. Ai/Ajo lodhet për të gjetur mënyrën më të mirë që nxënësi/ja të kuptojë, të mësojë dhe të ecë përpara. Ka raste kur një mësues/e sakrifikon pushimin, qetësinë dhe madje edhe problemet personale, vetëm që nxënësi/ja të mos humbasë rrugën e dijes.

- Advertisement - M1

Shpesh, nxënësi/ja nuk e kupton menjëherë sa shumë ka bërë mësuesi/ja për të. Por vitet kalojnë dhe një ditë ai/ajo kthehet me sukseset e tij/saj: si mjek/e, mësues/e, inxhinier/e apo prind i/e mirë. Në atë moment, zemra e mësuesit/es mbushet me emocion, sepse kupton se puna e tij/saj nuk ka shkuar kot. Ai/Ajo sheh tek suksesi i nxënësit/es frytin e mundit dhe dashurisë së tij/saj.

Ka nxënës/e që vijnë në shkollë të pasigurt, të frikësuar apo pa besim në vetvete. Një fjalë e mirë nga mësuesi/ja mund t’u ndryshojë jetën. Një përkrahje e vogël mund t’i bëjë të besojnë se edhe ata/ato mund të arrijnë ëndrrat e tyre. Dhe kur kjo ndodh, mësuesi/ja ndien krenarinë më të madhe që mund të ekzistojë.

Suksesi i nxënësit/es nuk matet vetëm me nota apo diploma. Sukses është kur nxënësi/ja bëhet njeri i/e mirë, i/e sjellshëm/me, i/e ndershëm/me dhe i/e dobishëm/me për shoqërinë. Pikërisht atëherë mësuesi/ja e ndien se ka përmbushur misionin e tij/saj më të shenjtë.

- Advertisement - m2

Në jetën e një mësuesi/eje mund të ketë lodhje, sfida dhe sakrifica, por buzëqeshja dhe arritjet e nxënësve/eve i japin forcë të vazhdojë. Sepse krenaria më e madhe e një mësuesi/eje nuk janë fjalët apo lavdërimet, por suksesi i nxënësve/eve që ai/ajo ka edukuar me zemër

Shqip | English