Mësuesja Lavdije Dervishi Nika, shembull frymëzimi për gjeneratat e reja

- Advertisement -

Lavdije Dervishi Nika është një nga mësimdhënëset më të dalluara të shkollës “Selman Riza”, në Fushë Kosovë, e cila për vite me radhë ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, shkruan AlbanianEducation.net

- paragrafi 1 -

Me përkushtim të pandërprerë ndaj profesionit dhe dashuri të veçantë për punën me nxënës, ajo është bërë një figurë e respektuar në mesin e kolegëve, nxënësve dhe prindërve.

- Advertisement -

Mësuesja Lavdije njihet për metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies, për qasjen e saj kreative dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur te nxënësit dashurinë për dijen, mendimin kritik dhe vlerat njerëzore.

Puna e saj nuk kufizohet vetëm në orët e mësimit, pasi ajo shpesh merr pjesë në aktivitete jashtëshkollore, projekte edukative , me qëllim që të jetë gjithmonë e përditësuar dhe në hap me zhvillimet më të reja në arsim.

- Advertisement -

Përkushtimi, ndershmëria dhe pasioni i saj për arsimin kanë bërë që mësuesja Lavdije të jetë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja dhe një pasuri e vërtetë për komunitetin arsimor.