Mësuesja Judita Dedi: Muzika meriton më shumë hapësirë në shkollë



nder titull

- Advertisement5 -

Muzika është një nga lëndët më të dashura për nxënësit, por njëkohësisht një nga lëndët që ka humbur më shumë hapësirë në programin mësimor.

- paragrafi 1 -

Dikur ajo zhvillohej dy orë në javë, ndërsa sot vetëm një orë. Për dikë kjo mund të duket një ndryshim i vogël, por në praktikë është përgjysmim i kohës që i kushtohet edukimit muzikor.

- Advertisement - M1

Muzika nuk është një lëndë që mësohet me nxitim. Ajo kërkon dëgjim, praktikë, interpretim dhe përsëritje. Një orë kalon shpejt dhe shpesh nuk mjafton për të realizuar objektivat e një mësimi të plotë. Deri sa nxënësit të përfshihen në aktivitet, ora përfundon.
Kur muzika zhvillohej dy orë në javë, nxënësit kishin më shumë mundësi të këndonin, të punonin me ritmin, te krijonin një lidhje më të fortë me artin. Kishte më shumë kohë për aktivitete praktike dhe për të zhvilluar aftësitë muzikore të secilit fëmijë.

Muzika është pjesë e kulturës dhe identitetit tonë. Përmes saj fëmijët njohin këngët tradicionale shqiptare, kompozitorët, instrumentet dhe vlerat artistike që trashëgojmë brez pas brezi. Nëse nuk i kushtojmë kohën e duhur muzikës në shkollë, rrezikojmë të largojmë brezat e rinj nga kjo pasuri kulturore.

Jo çdo nxënës do të bëhet artist, por çdo nxënës ka të drejtë të edukohet me art. Muzika ndihmon në zhvillimin e ndjeshmërisë, përqendrimit dhe kreativitetit. Ajo e bën shkollën më të gjallë dhe procesin mësimor më tërheqës.

- Advertisement - m2

Prandaj, rikthimi i dy orëve muzikë në javë nuk duhet parë si privilegj për një lëndë, por si një investim për edukimin artistik dhe kulturor të fëmijëve tanë. Sepse muzika është edukim, kulturë dhe shpirt.

Shqip | English