Mësuesja Indra Jashari në garë për Çmimin Evropian i Vitit

- Advertisement -

Bashkimi Evropian në Kosovë po organizon ceremoninë e Çmimit Evropian të Vitit, në të cilin do të ndahet çmimi për individin ose institucionin që më së shumti ka kontribuar në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

- paragrafi 1 -

Në mesin e 5 kandidatëve është edhe Indra Jashari një aktiviste dhe mësimdhënëse e shkëlqyer nga komuniteti rom.

- Advertisement -

Drejtoria e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Indrën për kontributin e dhënë në shkollën e tyre dhe i uron shumë suksese drejt fitores në garën për çmimin e madh.