Mësuesja i tregon tre lodra një nxënësi dhe i kërkon që të gjëje të veçantat mes tyre.
Te treja lodrat dukeshin të njëjta në formë, madhësi dhe material.
Pas një vrojtimi të hollësishëm, nxënësi shikon vrima tek lodrat.
– Lodra e parë kishte vrima tek veshët.
– Lodra e dytë kishte vrima tek njëri prej veshëve dhe goja.
– Lodra e tretë kishte vetëm një vrimë tek njëri vesh.
Pastaj me ndihmën e gjilpërës, nxënësi e fut gjilpërën tek veshi i lodrës së parë. Gjilpëra del nga veshi tjetër.
Në lodrën e dytë, kur gjilpëra u fut tek veshi gjilpëra doli nga goja.
Dhe në lodrën e tretë, kur gjilpëra u fut në të, gjilpëra nuk doli.
Lodra e parë përfaqëson ata njerëz përreth teje që japin përshtypjen se të dëgjojnë dhe se kujdesen për ty. Por ata thjesht shtiren, sepse pasi të dëgjojnë me njërin vesh githçka u del nga veshi tjetër.
Kështu pra ki kujdes ndërkohë që flet me kësi lloj njerëzish, sepse ata nuk duan t’ia dinë për ty.
Lodra e dytë përfaqëson ata njerëz që të dëgjojnë çdo gjë dhe japin përshtypjen se duan t’ia dinë për ty. Por ashtu si tek lodra, gjilpëra del nga goja. Këta njerëz do të përdorin gjërat dhe fjalët që u keni thënë kundër teje duke ua thënë të tjerëve dhe do të nxjerrin çështjet kofidenciale tuajat.
Lodra e tretë, gjilpëra nuk del askund. Këta njerëz do ta mbajnë besimin që u ke dhënë. Ata janë të vetmit tek të cilët mund të mbështetesh.
Morali: Gjithmonë qëndro në shoqërinë e njerëzve që janë besnikë ndaj teje dhe mund t’u besosh. Njerëzit, që dëgjojnë çfarë u thua, nuk janë gjithmonë ata që mund të gjesh mbështetje kur ke nevojë, duhet të jeni të vëmendshëm të kuptoni edhe sesi po ju dëgjojnë!