E martë, 25 Shkurt, 2025

Mësuesja Fatlume Rexha: Një orë mësimore prej 45 minuta me 35 nxënës në klasë nuk mjafton që të ketë cilësi në mësime

- Advertisement1-

Në disa shkolla në Prishtinë ka deri 40 nxënës për paralele, e disa të tjera me nga 30 të tillë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka vite që ka përpiluar një udhëzim administrativ me anë të së cilit përcaktohej numri maksimal i nxënësve për një paralele.

- Advertisement -

Sipas nenit 3 të udhëzimit administrativ me numrin 17/2012, në nivelin e parë të arsimit të obliguar (klasët I deri në V), numri i lejuar i nxënësve në një paralele preferohet të jetë 30, ndërkaq numri maksimal është përcaktuar në 35.

Dhe saktësisht një klasë e parë në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet ka 35 nxënës.

Mësuesja Fatlume Rexha thotë se nuk mjafton një orë mësmore me numër aq të madh nxënësish.

“Për 35 nxënës në një klasë, një orë mësimore prej 45 minutave nuk mjafton që të ketë cilësi në mësime”, thotë mësuesja Fatlume në emisionin ‘Kriter’ në RTK, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...