E enjte, 19 Shtator, 2024

Mësuesja emocionon kur sheh nxënësen: Nuk të ndaj nga vajzat e mia

- Advertisement1-

Periudha e ciklit të ulët ka shënuar vështirësi dhe shumë dhimbje për Eraldën sepse është njohur me dhunën gjatë kohës që duhej të ishte e lumtur. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi se si dhunohej fizikisht nga mësuesja dhe bullizohej nga nxënësit e tjerë në mënyrë sistematike.

Kalimi në gjimnaz e gjeti me lutje që situata të ndryshonte dhe me frikën se mos do të vazhdonte të haste çdo ditë ngjarjet traumatizuese. Por fatmirësisht, shpresat e saj u realizuan me njohjen e mësuese Ardianës, e cila i ka qëndruar pranë, duke ndjekur misionin e saj. Në shenjë mirënjohjeje, Eralda ka një mesazh për të, në prag të ditës së 7-Marsit. Sigurisht zonja Ardiana nuk priste aspak një nga nxënësit e saj dhe u shtang, por për të Eralda është e veçantë.

- Advertisement -

Eralda: Në fakt duhet të jem unë ajo që duhet të të falënderoj ty mësuese. Më ke qëndruar pranë qëkur ka filluar shkolla dhe dua të të falënderoj shumë. Jeni ndër mësueset më të mira që kam hasur.

Ardiana: Shumë faleminderit, Eralda. Asgjë s’kam bërë se sa detyrën tonë. Përkundrazi, je një vajzë shumë e mirë, je një nxënëse shembullore, e edukuar, me shumë probleme si çdo familje. Nuk e di, je një nxënëse e veçantë, nuk kam fjalë të shprehem dhe nuk mendoj që do kisha një surprizë më të bukur se kaq. Nuk di si të shprehem. Shumë faleminderit Eralda, të kam shpirt.

Është një nga nxënëset e vetme që edhe në orët e vona të darkës më telefonon, më dërgon punët e saj sepse ka dorë që pikturon, bën vizatime të bukura. “A t’i sjell në shkollë?”, “A i pëlqen o mësuese?’, Shkruan status, fjalët më të bukura që dalin nga shpirti i saj. Jam shumë e emocionuar. Eralda, të dua me shpirt, nuk të ndaj nga vajzat e mia. Do të të rri gjithmonë pranë, do më kesh gjithmonë pranë si një nënë të dytë./tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...