Sot ka përfunduar viti shkollor 2024-2025.
Me këtë rast, një mesazh ka ndarë në rrjetet sociale mësuesja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Elenë Stublla.
Ajo ka shkruar se u mbyll një tjetër vit shkollor i mbushur me emocione, përpjekje e suksese në mësime, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj i plotë:
Një tjetër vit shkollor mbyllet sot… dhe bashkë me të, mbyllet një kapitull i mbushur me emocione, përpjekje, suksese dhe mësime – jo vetëm për nxënësit, por edhe për ne mësuesit.
Çdo ditë ka qenë një sfidë e re, një mundësi për të mbjellë dije, për të ndërtuar karaktere dhe për të kultivuar vlera që zgjasin më shumë se një vit mësimor. Dhe kur shoh buzëqeshjet, përparimin, pjekurinë dhe kureshtjen që kanë fituar nxënësit, zemra mbushet me krenari.
Faleminderit ju, fëmijë të dashur, që më keni dhënë arsye të jem më e mirë çdo ditë.
Faleminderit për përqafimet, pyetjet, befasitë, nganjëherë edhe kokëfortësinë tuaj – të gjitha kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi që e dua kaq shumë. 💛
Faleminderit edhe prindërve për bashkëpunimin e tyre të çmuar!
Tani është koha për pak pushim, për lojëra, për libra e ëndrra të reja. ⛱️
Mirupafshim në shtator! ❤️🥰