Mësuesja Elenë Stublla: S’ka ndjenjë më të mirë sesa fëmija dhe prindi të blejnë bashkë librat

- Advertisement -

Mësuesja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Elenë Stublla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me temën e subvencionimit të librave shkollorë.

- paragrafi 1 -

Ajo shpreh pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si po paraqitet kjo nismë në opinion publik, duke e konsideruar si një përpjekje për të fituar vota me premtime të pavërteta.

- Advertisement -

“Nuk e di pse është nevoja me kërku votën me rrena!”, shkruan Stublla, ndërsa siç thotë mënyra e subvencionimit ka ndalë “hajninë kolektive” që ka ndodhur ndër vite në sistemin e arsimit.

Ajo rikujton një opinion të saj të mëparshëm, duke theksuar vlerën emocionale dhe edukative që ka për prindërit dhe fëmijët përvoja e përbashkët e blerjes së librave në librari.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë për fëmijët dhe prindërit sesa të shkojnë së bashku në librari e t’i blejnë librat – kujtim që do t’i mbajë fort të lidhur me njëri-tjetrin”, shkruan ajo.

- Advertisement -

Mësuesja Stublla gjithashtu ngre shqetësimin për trajtimin e mësimdhënësve, të cilët, sipas saj, shpesh kanë marrë edhe rolin e “hamallit” duke bartur libra nëpër katet e ndryshme të shkollës, pa marrë kurrfarë mbështetje apo mirënjohje.

Në fund të postimit, ajo ndan edhe një foto të kalkulimit të kostos së librave, të bërë nga një nënë e njërit prej nxënësve të saj, duke e përdorur si shembull për të reflektuar mbi barrën financiare dhe vlerën reale të librave në sistemin tonë.

“Boll më, se na lodhët trurin…” përfundon ajo.