Mësuesja e klasës së parë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla, i ka dalë kundër grevës së SBASHK-ut.
Ajo sot ka nisur mbajtjen e mësimit me nxënësit e saj që këtë vit e ka klasën e parë.
Stublla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ditëve të fundit ka marrë shumë akuza pasi doli kundër grevës së SBASHK-ut por shton se të gjitha këto i kalonte kur mendonte takimin me vogëlushët, nxënësit e saj të klasës së parë.
Ajo shton se e gjitha ja ka vlejtur kur sot pa plot dashuri, buzëqeshje, përqafime e shumë emocione siç pohon të papërshkruara me fjalë, dhe se ia ka vlejtur çdo sakrificë që ka bërë.
Mësuesja Elenë shton se “nuk munden një tufë mashtruesish t’ia humbet vlerën mësuesit!”
Postimi i saj i plotë:
Sot filluam klasën e parë!
Ka shumë ditë që po përballem me fjalë, akuza e komente të ndryshme se përse po ndahem nga “turma” madje edhe “Delja që ndahet nga kopeja, e han ujku”- më thanë! Do të mbetesh pa kolegë, madje shkuan në ekstrem duke ofenduar edhe ngjyren e flokëve të mia!
Megjithatë e tejkalova disi, kur e mendoja takimin me vogëlushët zemërbardhë!
Dhe ja ku jemi sot, plot dashuri, buzëqeshje, përqafime e shumë emocione të papërshkruara me fjalë!
Ndalesh të mendosh, vërtetë ia paska vlejtur çdo sakrificë dhe përballje me çdo individ të prapambetur e racist!
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”- thotë Dua, tashmë nxënëse e imja! Po pra, nuk munden një tufë mashtruesish t’ia humbet vlerën mësuesit!
#jogrevësnëarsim
#Mbrofëmijët