Mësuesja Elenë Stublla hapur ka dalë kundër grevës sëthirrur nga SBASHK-u, duke thënëse ajo do të nis mësimin më 1 shtator me nxënësit e saj të klasës së parë.
Por ajo qëndrim të njëjtë kundër grevës kishte edhe në vitin 2019, dhe këtë e dëshmon një status i bërë në shkurt të atij viti kukishte kërkuar dorëheqjen e krerëve të SBASHK-ut, duke thënë se nuk i përfaqësojnë mësimdhënësit.
Në atë kohë ajo kishte akuzuar SBASHK-un se ia ka humbur nxënësve orët e mësimit për të arritur qëllimet e tyre.
Postimi i saj bërë në shkurt të 2019:
Jo zotërinjë, ju nuk e filluat grevën as për “hatër” të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendet mësuesi e as që bëhet fjalë që po e ndërprisni për “hatër” të nxënësve.
Ju dhe dora e zgjatur e pushtetit për interesat e juaja nga më të ndyerat e vulosët deningrimin e qenies së mësuesit i cili mbi supet e tij mbart’ një peshë të rëndë të gjendjes së tij sociale e ekonomike.
Për më keq ia humbët nxënësve (ardhmërisë së vendit) orët e mësimit duke i keqpërdorur për të arritur deri tek qëllimet e juaja që herët ose vonë do të dalin në shesh!
Aq të parëndësishëm janë për ju, apo ndoshta dëshironi të krijoni “pasardhës” snobistësh si puna e juaj?!
Ju nuk e përfaqësoni asnjërin nga ne…
#Dorehqeje