Mësuesja Elenë Stublla i kundërshtonte grevat në arsim edhe në vitin 2019

- Advertisement -

Mësuesja Elenë Stublla është kategorikisht që sistemi arsimor të hyjë në grevë dhe thotë se mësimi duhet të fillojë më 1 shtator.

- paragrafi 1 -

Por ajo qëndrim të njëjtë kundër grevës kishte edhe në vitin 2019, ku kishte dalë kundër grevës, duke kërkuar atë kohë nga kolegët e saj tëmos lejojnë të nëpërkëmbet integriteti i tyre, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Lexoni të plotë postimin e bërë nga mësuesja Stublla në vitin 2019 që ishte kundër grevës edhe atë kohë:

Ta dergosh një sistem të tërë në grevë pa asnjë mbulesë ligjore apo logjike, e bëjnë veç “fosilet” e mbetura partiake nëpër sindikata. Një sindikatë e cila me vrap i ngriti koeficientat në baza shoqërie duke lënë pjesën më të madhe të mësimdhënësve në mjerim, me lebeti po i bën’ hapat e fundit drejt degradimit të dinjitetit të mësimdhënësve.

Të dashur koleg’,

- Advertisement -

Misioni ynë është i shenjt’ ndonëse kompleks.

Ne vlejmë më shumë se kaq, mos të lejojmë të nëpërkëmbet integriteti ynë nga matrapaz që për interesa të një grupi të caktuar të na përdorin e përdhosin sa herë që ju duhemi.