E martë, 25 Shkurt, 2025

Mësuesja Elenë Stublla: Fakulteti i Edukimit prodhon mësimdhënës në mënyrë të pakontrolluar

- Advertisement1-

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla, ka theksuar se mësimdhënësve po u atribuohet çdo lloj dështimi në arsim. Por sipas saj mësimdhënësit nuk kanë faj për gjendjen në arsim.

Stublla në emisionin “Konfront” të KTV-së, ka thënë se për këtë fajin kryesor e ka Fakulteti i Edukimit, për të cilin ajo ka thënë se është koka e problemit.

- Advertisement -

“Është e vërtetë që në arsim kemi lloj-lloj kategorish të mësimdhënësve, pa dashur ta ofendoj asnjë nga kolegët e mi, por nuk është faji i tyre që janë aty. Duhet të përmendet fillimisht që fajin kryesor e ka Fakulteti i Edukimit, i cili prodhon mësimdhënës në mënyrë të pakontrolluar e unë mendoj që aty duhet të filtrohet se kush duhet të hyjë e kush nuk e ka aftësinë të behët mësues”, ka theksuar Stublla.

Sipas saj kriteret e pranimit në këtë Fakultet duhet të ngritën.

Ajo ka thënë se Fakulteti i Edukimit nuk të përgatit për tregun e punës.

“Po flas për kohën sa unë kam qenë studente, studenti i Fakultetit të Edukimit dhe mësuesi i ri nuk kanë të bëjnë asgjë me njëri-tjetrin, aty mësohen gjëra që s’kanë të bëjnë asgjë me praktikë, me gjithë respektin për institucionin ku kam studiuar por mendoj që duhet të bëhet më shumë praktikë e metodologji, sesa të mësohen gjera koti që ndoshta askujt nuk i duhen, vetëm pse filani e ka dekanin shok dhe t’i jepen orë sa për të ja plotësuar normën”, është shprehur Stublla. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...