E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja e matematikës e shkruajti 9 × 10 = 89, nxënësit nisën të qeshin – ja arsyeja pse gabimi ishte i qëllimshëm

- Advertisement1-

Në një orë mësimi, përpara të gjithë nxënësve, një mësues matematike shkruajti në dërrasën e zezë: 9 x 1 = 9; 9 × 2 = 18; 9 × 3 = 27; 9 × 4 = 36; 9 × 5 = 45; 9 × 6 = 54; 9 × 7 = 63; 9 × 8 = 72; 9 × 9 = 81; 9 × 10 = 89

Pasi shkruajti këtë ajo u kthye nga fëmijët dhe vuri re se të gjithë ishin duke qeshur me të. Mësuesja i pyeti se cila ishte arsyeja që ata po qeshnin.

- Advertisement -

Në fillim, nxënësit hezituan por pastaj njëri prej tyre u ngrit në këmbë dhe tha: “Mësuese, rreshtin e fundit e ke shkruar gabim.. 9 x 10 nuk bëjnë 89 por bëjnë 90. Pasi tha këtë, nxënësi qeshi nën hundë”.

Pasi dëgjoi këtë, mësuesja buzëqeshi dhe tha: “Rreshtin e fundit e kam shkruar gabim për një qëllim dhe sepse dua t’ju mësoj një gjë shumë të rëndësishme sot”.

Mësuesja vijoi: “Siç mund ta shikoni, unë kam shkruar saktë 9 rreshta por askush nga ju nuk e vlerësoi këtë.. Gjithsecili prej jush vuri re vetëm një gabim dhe për këtë ju qeshët dhe u tallët me mua..Edhe bota kështu është..

Prandaj kjo është këshilla që kam për ju: Shumica e njerëzve në botë janë kështu, ata nuk do ti vlerësojnë mijëra gjëra të Mira që keni bërë por do t’ju kritikojnë me patjetër edhe për një gabim të vetëm që mund të keni bërë.. Askush nuk është i përkryer dhe ne të gjithë bëjmë Gabime.

Kështuqë, edhe nëse Njerëzit Do Ju Kritikojnë, Mos lejoni që kjo t’ju ulë poshtë. Gjithmonë bëni Mirë dhe Ndihmoni Të Tjerët, edhe nëse askush nuk e vë re atë Sepse edhe një gjë e Mirë sado e vogël qoftë, do të jetë një ndihmë e Madhe për një person në nevojë.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...