E hënë, 20 Janar, 2025

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

- Advertisement1-

Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit ka treguar momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se u vra me porosi të tij.

Mësuesja tha se në arkivol, Naimi e preku shumë ftohtë gruan, duke i vendosur vetëm tre gishta në ballë, e duke mos e përqafuar për herë të fundit.

- Advertisement -

“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo për Euronews Albania.

Ajo ka kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje, ndërsa nënvizoi se Liridona Ademaj ka qenë nxënëse shembullore.

Mes të tjerash mësuesja nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re dhe se martesat kur je ende adoleshent nuk janë shumë të mira.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

“Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”, theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...