E shtunë, 21 Shtator, 2024

Mësuesja e gjuhës shqipe në Zvicër, Arbërie Vranovci: Me profesionin e mësueses më lidh dëshira

- Advertisement1-

Intervistë e realizuar nga albinfo.ch me mësuesen Arbërie Vranovci

“Me profesionin e mësueses më lidh dëshira, profesioni por edhe nevoja tu ndihmoj fëmijëve të bashkatdhetarëve që ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe”

- Advertisement -

Albinfo.ch: Kush është Arbërie Vranovci?

Jam e lindur dhe e rritur në Kosovë, kam diplomuar në fakultetin e mësuesisë në Universitetin e Prishtinës dhe tani jetoj në qytetin e bukur të Nyonit. Jam mësuese në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Nyon dhe jap mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në kantonin Vaud.

Albinfo.ch: Çfarë të kujton nga dita e parë e punës në shkollë?

Arbërie Vranovci: Dëshirë të madhe, emocion që më në fund arrita të vë në zbatim profesionin që unë kisha studiuar. Orën e parë mësimore e fillova pikërisht në Suharekë.

albinfo.ch: Çfarë do të thotë për ty të jesh mësuese në Zvicër?

Arbërie Vranovci: Më lidh dëshira dhe profesioni. Por, është edhe e nevojshme tu ndihmoj fëmijëve të bashkatdhetarëve që ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe, gjuhën e identitetit tonë kombëtar, që duhet ruajtur përgjithmonë!

- Advertisement -rrrrrrr

albinfo.ch: Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?

Arbërie Vranovci: Jam e lumtur, në këtë ditë të shënuar për ne shqiptarët dhe sot, në ditën e 7 Marsit uroj një punë të mbarë gjithë mësuesve shqiptarë që ndodhen këtu në Zvicër.  Padyshim për nder të festës çdo herë e organizojmë bashkë me nxënësit e shkollës tonë.

albinfo.chNë këtë ditë si e kujtoni mësuesin tuaj të parë?

Arbërie Vranovci: Në këtë ditë të veçantë kujtimet dhe festat me mësuesin e parë janë në kujtimet më të bukura për mua! E falënderoj edhe tani!

albinfo.ch: A ju kanë sjell lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?

Arbërie Vranovci: Po , lulet më të bukura ne i kemi nga nxënësit tanë , besoj ata kujtohen me shumë dashuri dhe përkushtim nga prindërit si shenjë falënderimi të na dhurojnë edhe lule … dhe gjithsesi jemi shumë falënderuese për bashkëpunimin mes nesh!

/ Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....