E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja e Gjuhës Shqipe i korrigjon detyrën nxënësit, por bën një gabim të pafalshëm

- Advertisement1-

Rastet e arsimit në vend janë nga më problematiket, por nëse bëhet fjalë për nivelin e ulët profesional të mësuesve, serioziteti arrin kulmin.

I tillë është rasti i një mësueseje në rrethin e Beratit, (mësuese e Gjuhës Shqipe), e cila ka korrigjuar detyrën e një nxënësi dhe, fatkeqësisht, nuk e di se si shkruhet fjala mrekulli, madje edhe e korrigjon dhe e rishkruan “mbrekulli”.

- Advertisement -

Ky rast flagrant i mësueses së djeshme është publikuar nga mediat shqiptare Para disa ditësh, Namir Lapardhja e ka publikuar detyrën e nxënësit në adresën e tij në Facebook. Ja se ç’shkruan ai.

“Një miku im më dërgoi fletoren e detyrave të shtëpisë të djalit të tij, në klasën IV, në lëndën e Gjuhës Shqipe. I shqetësuar, më tha se disa herë i kishte kërkuar falje të birit, për pamundësinë e tij dhe të bashkëshortes së tij, për ta edukuar, rritur dhe arsimuar në një vend tjetër, jashtë Shqipërisë.

Djali i vogël e kishte bërë shumë mirë detyrën, e kishte shkruar si duhet fjalën, ndërkohë që mësuesja e Gjuhës Shqipe, e klasës së katërt, nuk e di që fjala MREKULLI nuk shkruhet MBREKULLI (mrekullueshëm dhe jo mbrekullueshëm).

U mundova ta qetësoj. I thashë: “Ik nesër në shkollë, kape mësuesen më vete dhe thuaji të mos t’i infektojë fëmijët me injorancën e vet”. Nuk do ta kisha nxjerrë si rast, nëse do të kishim të bënim me një mësues/e të një lënde tjetër, mirëpo gabime të tilla nuk mund të bëhen nga mësuesit e Gjuhës.

Heqja e Gjuhës Shqipe nga gjimnazi ka qenë një ndër gabimet më të mëdha, shkaktuar shkollës shqiptare. Breza të tërë u rritën dhe u arsimuan pa kulturën e duhur gjuhësore. Rikthimi i lëndës së Gjuhës Shqipe në gjimnaz ka qenë një veprim i duhur, gjë që duhet të koordinojë njohuritë e mësimdhënësit, të tekstit dhe të nxënësit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...