E diel, 19 Janar, 2025

Mësuesja dhe shoqet e shokët në lot për nxënësen që është me sëmundje të rëndë: Mbledhin para për shërimin e saj

- Advertisement1-

Albjona, 13 vjeç, nga një fshat i Shkodrës brenda një kohë të shkurtër u përballë me një sëmundje që po i rrezikon jetën.

Babai i saj, Ardjani, tregoi historinë e trishtë në studion e “Për shqiptarët”, mes dhimbjes dhe shpresës se vajza e tij do të luftojë Leuçeminë.

- Advertisement -

Brenda një dite, fatmirësisht, shuma e nevojshme për mjekimin e saj është mbledhur.

Në mbledhjen e shumës ka kontribuar edhe shkolla ku ajo ndjek mësimet.
Mësuesja dhe shokët e shoqet me lot në sy i kanë uruar shërim Albionës dhe kthim sa më të shpejtë në bankat e shkollës.

Historia e Albjonës

Pak kilometra larg Shkodrës, në një fshat malor, u lind e u rrit Ardjani, si fëmija më i vogël i një familje të madhe me 2 vëllezër e 2 motra.

Ardjani ishte i vogli i shtëpisë, e siç zakonisht e do tradita, ai që do të jetonte me prindërit e do të kujdesej për ta derisa të kishin jetë.

Përfundoi shkollën 8 vjeçare e më pas mori rolin e një çobani, që kujdes për ato pak  bagëti që kishin blerë, për të siguruar bulmetin, e hera herës për t’i shitur në rastet kur iu duheshin para.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai zgjodhi të mos emigronte, edhe pse ishin në kushte të vështira, për të mos i lënë vetëm prindërit e tij. 17 vite më parë, në një fshat pak më larg vendit ku jetonte, njohu Dhuratën, me të cilën u martua disa muaj më vonë.

Dhurata erdhi nuse në një shtëpi të varfër, por të pastër e më njerëz të mirë. 1 vit pas martese erdhi në jetë djali i tyre i parë, që e quajtën Ajmir e 3 vite më vonë vajza e tyre Albjona.

Tani që ishin më shumë persona në familje, puna si çoban nuk mjaftonte për të përballuar shpenzimet dhe Ardjani vendos ti shesë dhëntë e të nis punë në ndërtim.

Shkonte sa herë e thërrisnin e si ka thënë kurrë jo punës, duke u  munduar që të paktën familja të mos vuante për të ngrënë, sepse më tepër nuk ka mundur tu siguronte.

Me prindërit e moshuar që jetonin në shtëpi me ta, ekonomia rëndohej kur sëmureshin e kishin nevojë për ilaçe, të cilat me pensionet kooperative që merrnin e kishin të pamundur t’i përballonin. Dhurata nuk mund të punonte se prindërit kishin nevojë për kujdes, kështu që e gjithë përgjegjësia e familjes rëndonte mbi Ardjanin.

Ardjani thotë se e vetmja gjë që ka uruar e shpresuar ishte që fëmijët të ishin mirë me shëndet, sepse në të kundërt nuk do mundej dot ta përballonte.

Fëmijët e tij sot 16 dhe 13 vjeç nuk kanë kërkuar kurrë asgjë nga prindërit. Ardjani thotë se përveç rrobave për shkollë, nuk ka mundur dot t’iu blejë asgjë tjetër. Fëmijët e mi thotë ai, përveç oborrit të shtëpisë, nuk kanë mundur dot të udhëtojnë diku.

Dhe pse pak kilometra larg bregdetit të Shëngjinit, ata nuk e kanë ndjerë kurrë aromën e detit, nxehtësinë e rërës, nuk kanë shkuar në mal e në qytete të tjera përveç fshatit ku jetojnë.

Nuk kanë kërkuar kurrë diçka, sepse e dinë që prindërit nuk kanë mundësi t’ua blejnë. Kur shokët ose shoqet i ftojnë për të dal ata sajojnë arsye për të mos shkuar.

E vetmja gjë që Ardjani nuk i ka lënë kurrë pa i blerë, kanë qenë torturat për ditëlindje. Ashtu siç do të përgatitej për të blerë tortën e 13-të për të bijën e tij Ardjanën, gëzime që sonte i duken të largëta.

Dy  muaj më parë, teksa kthehej nga shkolla, Ardjana ankohej se kishte dhimbje të kyçeve, të shpinës, ndihej e lodhur, por prindërit mendonin se ishte prej çantës që rëndonte, prej rrugës që bënte deri në shtëpi, prej kujdesit për gjyshen e moshuar.

Por Arjdana nisi të ankohej edhe më shpesh, derisa një ditë humbi edhe ndjenjat.

Ardjani ishte në punë në qytet, kur i biri e telefonon duke i kërkuar të shkojë në shtëpi, sepse motra nuk ishte ndjerë mirë në shkollë. Ardjani merr një taksi, me rrobat gjithë llac e pluhur, niset për në fshat.

Merr vajzën e të shoqen e shkojnë menjëherë në spital. Albjona dukej e zbehtë në fytyrë, ecte duke u mbajtur tek prindërit, sepse fuqitë i mungonin. i bën analizat e gjakut të cilat për mjekët në Shkodër ishin tejet shqetësuese.

Ata kërkuan ambulancën dhe nisën menjëherë Albjonën 13 vjeçare për në spitalin e Tiranës.

Ardjani thotë se momenti kur ka parë të bijën bashkë më të shoqen, duke u futur në ambulancë, nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai u nis pas tyre, i shoqëruar me makinë nga një afërm. Gjatë rrugës thuajse nuk fliste. Mendja I rrinte tek vajza, ç’ishte kjo që i ndodhi? I ishte dukur gjithë kohën e fortë, e shkathët, plot energji, e papritmas iu duk aq e vogël, e pafuqishme, e që tani kishte nevojë për kujdesin e tyre.

Në Shkodër gjithë ankth priste i vëllai me gjyshen e moshuar, të cilët nuk kuptuan se ç’po ndodhte. Pasi arritën në Tiranë, prindërit nga fytyrat e mjekëve kuptonin se diçka nuk po shkonte mirë.

Derisa një prej doktoreshave i thërret në zyrë për t’i dhënë një lajm që nuk arritën  dot mirë ta kuptonin.

Mjekja i tha se e vogla e tyre kishte Leuçemi, një sëmundje që prindërit e kishin dëgjuar por se kishin të qartë se çfarë do të thoshte. Teksa mjekja i shpjegonte atë çfarë i priste, kalvarin e gjatë të mjekimeve, kimioterapitë që do të duheshin me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë, prindërit u përhumbën. Nuk mbanin mend më as gjysmën e atyre fjalëve, por bën vetëm një pyetje: A do të jetojë? Dhe mjekja i tha: Shpresojmë që mund t’ia dalë.

Bota u shemb. Nga një familje e varfër por të lumtur me pak, u kthyen në një familje të ndarë copash, me halle që as i kishin imagjinuar kurrë.

Prej 1 jave Ardjani dhe Dhurata qëndrojnë në Tiranë. Ndërsa djali kujdeset për gjyshen e sëmurë në fshat.

Në dhomë me të bijën rri bashkëshortja, ndërsa Ardiani nuk ka mundësi te paguaj një dhome ne hotel. Kur bie nata, qëndron mbrëmjeve me rojen e spitalit, shëtit korridoreve për të kaluar kohën, e kur ora shkon 3 e mëngjesit, e lodhja e mund, pak hapa më larg godinës ndodhet një stol, tek i cili merr batanijen që ka sjell nga Shkodra, shtrihet e mundohet të flejë.

Ka kaq netë që gjumin e bën të trazuar, në kokë ka qindra mendime, por çdo herë para se të mbyllë sytë, e menjëherë sapo i hap, Ardjani ka vetëm një lutje.  “Që Albjona 13 vjeçare të mund të jetojë, e të gëzoj sërish shëndet”.

Ta presë krahëhapur kur kthehet nga puna, të bëjnë lojrat që luajnë të dy, të ulen të gjithë rreth tryezës në shtëpinë e varfër por të ngrohtë, e që në dhjetor kur ajo të ketë ditëlindjen, të jetë me ta në shtëpi, të ketë lënë dhomën e spitalin, ti urojnë shumë urime duke fryrë qirinjtë e duke uruar vetëm të ketë shëndet. / Marrë në Top Channel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...