Unë gjithmonē do të jem mësuesja juaj dhe do ju kujtoj me mall, respekt dhe dashuri
Të dashur maturantë të vitit shkollor 2024-2025!
Ju përshendes me dashuri për këtë ndarje simbolike nga bankat e shkollēs dhe jo nga dijet që do të merrni përsëri në fushat e jetës që ju do tē zgjedhni.
Kujtimet dhe mësimet që kemi ndarë bashkë, diskutimet dhe shētitjet detyrat dhe detyrimet më lanë përshtypjen mua dhe kolegëve që ju mësuan se ju keni qenë një brez i veçantë me personalitet, përpjekje dhe përkushtim, njē brez krenar pēr mënyrën se si u rritët të urtë me kulturë dhe të ndershëm që dëgjonit kritikat dhe reflektonit çdo ditë dhe më shumë kulturën dhe edukatën e familjeve tuaja.
Në çdo orë mësimi, në çdo fjalë gjuhe , letërsie dhe arte kam parë te ju sy që shikonin me kureshtje dhe kërkonin dije, zemra që ndienin thellë dhe mendje që gjykonin drejtë.
Ju ishit vlerē e shkollës sonë në çdo aktivitet dhe do të na mungojë shumë interpretimi juaj.
Rrugët e jetës që ju presin do të kenē shumë sfida, por ju jeni të fortë sepse vini nga një vend i fortë Zogaj , ku mali flet me krenari dhe njeriu ecën me zemër.
Kudo që të shkoni mos harroni kush jeni, mos harroni të jeni të mirë sepse njeriu matet me vlera, punë, sjellje dhe respekt.Unë do të jem gjithmonë mësuesja juaj dhe ju fëmijët e mi të cilët më bējnē krenar kur arrijnē virtyte të larta njerëzore.
Do ju kujtoj gjithë jetën me mall, krenari dhe dashuri.
Sa herë që të ju marrë malli për shkollën ku u rritët derën e keni të hapur, të vini ashtu si brezat para jush të na takoni duke treguar për arritjet tuaja.