Mësuesja Bleta Berisha: Bashkëpunimi prind-nxënës-mësimdhënës, e vetmja mundësi që gjuha amtare të ruhet

- Advertisement -

Bleta Berisha, mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe në shkollën “Elena Gjika”, ka realizuar një intervistë për RTK Radion, ku ka folur për rëndësinë e gjuhës shqipe si gjuhë amtare, pasurinë leksikore që ka ajo, përdorimin e standardit të saj, përdorimin e drejtë të trajtave të fjalëve, si dhe për gabimet me të shpeshta gramatikore.

- paragrafi 1 -

Gjatë intervistës, mësimdhënësja shpalosi përvojën e saj dhe sfidat e mësimdhënies.

- Advertisement -

Po ashtu, përmes kësaj interviste, arsimtarja më përvojën më të gjatë në shkollë, e cila ka përgatitur shumë gjenerata nxënësish, jep informacione shumë të rëndësishme lidhur me procesin e mësimit të gjuhës amtare në shkolla.

Bën krahasimin ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes duke porositur që bashkëpunimi i trekëndëshit prind-nxënës-mësimdhënës është e vetmja mundësi që gjuha amtare të ruhet, të mësohet mirë dhe pse jo edhe të pasurohet me fjalë e shprehje të reja shqipe.