Mësuesja Blerta Krasniqi: Puna me fëmijët është një përvojë që më përmbush me dashuri

- Advertisement5 -

Mësuesja Blerta Krasniqi ka ndarë një mesazh ku thekson rëndësinë dhe vlerën e punës me fëmijët në procesin arsimor. Sipas saj, angazhimi në arsim përfshin dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi të vazhdueshme.

- paragrafi 1 -

Ajo shprehet se çdo ditë e kaluar me nxënësit sjell gëzim dhe frymëzim, duke e cilësuar mësimdhënien si një proces dinamik dhe të përditshëm.

- Advertisement -

Në mesazhin e saj, Krasniqi vë në pah se secila ditë në punën me fëmijët paraqet një aventurë të re, të mbushur me sfida, kreativitet dhe momente të paharrueshme.

“Puna me fëmijët është një përvojë që më përmbush me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi. Çdo ditë që kaloj me ta më sjell gëzim dhe më frymëzon. Secila ditë është një aventurë e re, e mbushur me sfida, kreativitet dhe momente të paharrueshme, që lënë gjurmë në këtë rrugëtim.”, thuhet në mesazhin e mësueses Blerta. /AlbanianEducation.net.