Mësuesja dhe autorja Blerta Hasani ka sjellë një risi të vlefshme për arsimin fillor me botimin e katër librave të titulluar: “Ditari Personal i Mësimdhënësit/ës për Vlerësimin e Rezultateve të të Nxënit të Nxënësve”, të dedikuar për klasat 1–5, shkruan AlbanianEducation.net.
Këta ditarë janë botuar nga Shtëpia Botuese “Albas” – Prishtinë dhe janë në dispozicion falas për të gjithë mësimdhënësit e arsimit fillor në Kosovë dhe më gjerë.
Mësimdhënësit mund t’i porosisin këta ditarë lehtësisht përmes rrjeteve sociale apo drejtpërdrejt nga Shtëpia Botuese Albas, e cila garanton shpërndarjen në vendin e duhur.
Çfarë përmban Ditari Personal?
Këto botime synojnë të ndihmojnë mësimdhënësit në:
Planifikimin dhe organizimin e mësimdhënies;
Vlerësimin e qartë dhe të drejtë të nxënësve;
Monitorimin e përparimit individual të çdo nxënësi përmes instrumenteve të bazuara në kritere të sakta, të qarta dhe të matshme.
Ky mjet praktik dhe profesional është ndërtuar për të lehtësuar punën e përditshme të mësimdhënësve dhe për të përmirësuar cilësinë e procesit mësimor në klasat fillore.