Gjatë vizitës zyrtare të përfaqësuesve të shkollës sonë në Gjenevë, u shënua një moment i veçantë dhe nderues për komunitetin tonë arsimor.
Në ambientet e Konsullatës për Paqe me seli në Gjenevë, u mbajt Ceremonia e Vlerësimit,
ku znj. Asije Berisha, edukatore në SHFMU “Xhevat Berisha”, u nderua me titullin prestigjioz “Ambasadore e Paqes” nga Federata Universale e Paqes.
Ky vlerësim i lartë është dëshmi e përkushtimit dhe kontributit të pandalshëm të znj. Berisha në promovimin e paqes, tolerancës, vlerave humanitare dhe kulturore, jo vetëm në komunitetin tonë, por edhe në nivel ndërkombëtar. Si bijë e Heroit të Kombit, Xhevat Berisha, ajo vazhdon me dinjitet trashëgiminë e angazhimit për çështje madhore dhe të shenjta për shoqërinë.
Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura, përfshirë
Zaim Jashari, Konsull Nderi nga Maqedonia e Veriut, përfaqësuesve të institucionit tonë si dhe atdhetarve tanë.
Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të përzemërta për Tahir Shabani , President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ambasador për Paqen Botërore, për këtë vlerësim domethënës që e nderon znj. Berisha dhe përmes saj, edhe shkollën dhe komunitetin tonë.