Mësuesja Arta Mustafa Kajtazi kapi ditarin më 2005-tën – nisi edukimin e brezave para 19 vitesh

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu”, në Kërpimeh ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve të saj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka prezantuar mësuesen Arta Mustafa Kajtazi e cila ka kaput ditarin për herë tê parë në vitin 2005.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me mësuesen Arta Mustafa – Kajtazi!

- Advertisement -

U lind në fshatin Pakashticë e Poshtme. Shkollën fillore e kreu në Kërpimeh, kurse të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi fillor.

Punën në arsim e filloi në shtator të vitit 2005, në shkollën tonë ku edhe punon aktualisht.

Përveç punës edukativo-arsimore, është e angazhuar edhe në aktivitete tjera frytdhënëse për nxënësit tanë!

Këtë vit shkollor punon me klasën e parë!