Mësuesja Arta Gimolli Smajli, pas 20 vitesh pune në shkollën “Pjetër Bogdani” do të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në një shkollë tjetër, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se Arta brenda shkollës ka qenë jo vetëm mësimdhënëse e përkushtuar, por edhe kolege e dashur, e gatshme gjithmonë për bashkëpunim dhe mbështetje.
Njoftimi i shkollës:
Mësuesja e shkollës sonë, Arta Gimolli Smajli, pas 20 vitesh pune e përkushtimi në shkollën tonë, do ta vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në një shkollë tjetër.
Është e vështirë me e përmbledh me pak fjalë gjithë kontributin e saj gjatë këtyre viteve.
Arta brenda shkollës sonë ka qenë jo vetëm mësimdhënëse e përkushtuar, por edhe kolege e dashur, e gatshme gjithmonë për bashkëpunim dhe mbështetje.
Ne jemi vërtet të lumtur dhe mirënjohës që patëm nderin ta kemi në mesin tonë për kaq shumë vite. Ajo ka lënë gjurmë të bukura në shkollën tonë dhe në zemrat e shumë nxënësve.
I urojmë suksese në hapin e ri dhe çdo të mirë në vazhdim. 🌷
