E shtunë, 18 Janar, 2025

Mësuesja Anduena Hajredinaj: Jam kundër testimit të mësimdhënësve – është fyerje

- Advertisement1-

Anduena Hajredinaj Buqani, e nisi profesionin si mësimdhënësve paralufte, saktësisht para 28 viteve. Kujton se udhëtonte 3 orë për të mësuar nxënësit në shtëpitë shkolla.

Ajo në një intervistë për AlbanianEducation.net ka folur për karrierën e saj, por ka dhënë edhe një mendim nëse duhet të testohen apo jo mësimdhënësit.

- Advertisement -

Më poshtë përgjigja e saj, rreth testimit apo jo të mësimdhënësve:

– Sigurisht që jam kundër. Është mohim i 100 vjet arsim në Kosovë. Është fyerje për çdo sistem arsimor që ka ekzistuar. Kam punuar dhe punoj në të gjitha nivelet e arsimit jo vetëm në Prishtinë por nëpër shumë rajone të Kosovës dhe kam parë shumëçka.

Po flas nga përvoja. Para disa viteve gjatë trajnimit për veprim demokratik në shkolla kam pasur një debat të ashpër me një zyrtar të MASHTI-t i cili e quajti të pavlerë tërë arsimin parauniversitarë e universitarë të paraluftës sepse sipas tij kanë punuar si mësimdhënës njerëz të shkolluar në Beograd, Rusi e mësimdhënës nga Shqipëria komuniste që nuk kanë vyer asgjë dhe pastaj në Kosovë kanë nxjerr kuadro të dobëta…

Zotëria rreth të 40- tave e quajti vetën të fortë sepse ishte shkolluar pas luftës. Ky njeri dhe të ashtuquajturit ekspert të MASHTI-t të cilët janë që 24 vite aty ende si ekspert dhe e sollën arsimin këtu ku është të më testojnë mua apo kolegët e mi as që vije në shprehje. Pastaj, mos të flas për shumë drejtorë e zyrtarë që janë me dy këmbët në politikë e biznes. Njerëzit e tillë që nënçmojnë, bullizojnë e shantazhojnë mësimdhënësin çfarë vlerësimi mund të japin!?

Nuk ka të bëj me SBASHK, nuk jam pjesë e tij por me dinjitetin e mësimdhënësit dhe sistemit arsimor. Testimi është vetëm një përpjekje për të futur nën kontroll politik mësimdhënësin. Nëse nuk je i përshtatshëm do të penalizohesh nëse jo në test sepse po e kalon, atëherë do jesh vazhdimisht nën vëzhgim pa mundësi avancimi deri sa të përshtatësh.

Mësimdhënësit duhet të avancohen në bazë të një inspektimi të të arriturave akademike, përvojës së punës, dosjes përsonale, rezultateve të punës, vlerësimit në intervistë rastësore të disa nxënësve dhe komunitetit, sjelljes e bashkëpunimit ndërkolegial dhe në fund raportit nga administrata e shkollës për të cilin bëhet një hetim duke e krahasuar me të dhënat e mbledhura nga intervistat me palët tjera dhe dëshmitë ë ofruara nga mësimdhënësi. Nëse të dhënat bien në kundërshtim duhet të hetohet, inspektohet drejtori dhe administrata. Në këtë rast duhet të hetohen edhe vlefshmëria e diplomave në qendër. Por vetëm nga njerëz të rinj të MASHTI-t jo politik nëse ka e që e kanë punë të zemrës ngritjen e cilësinë e arsimit Kosovar.

- Advertisement -rrrrrrr

Një mësimdhënës mund të inspektohet vetëm nëse ka ankesa nga nxënësit për mospunën ë tij apo ka dyshime për korrupsion, ngacmim etj. As mësimdhënësit e rinj nuk duhet të testohen por në vitin e parë të punës të punojnë si praktikant me një rrogë më të vogël me një mentor i cili çdo tre muaj përpilon raport për të dhe të paktën dy herë brenda vitit vizitohet nga inspektorë të arsimit befasisht për të dy, mentorin dhe mësimdhënësin praktikant.

Vetëm kështu filtrohet sistemi arsimor dhe mësimdhënësi nuk do të shihet si një votë politike. Ata, të dyshimtit do ikin vet nga arsimi nëse veprohet kështu me ndershmëri të plotë. Mësimdhënësit nuk kanë nevojë për testim, por për besim dhe mbështetje në çdo aspekt. Uroj të ndodh!

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

https://albanianeducation.net/interviste-fellanza-kirajtani-koordinatore-e-cilesise-ne-shkollen-emin-duraku-ne-prizren-te-gjithe-pergjegjes-per-rezultatin-jo-te-mire-ne-pisa/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...