Anduena Hajredinaj Buqani, e nisi profesionin si mësimdhënësve paralufte, saktësisht para 28 viteve. Kujton se udhëtonte 3 orë për të mësuar nxënësit në shtëpitë shkolla.
Ajo për AlbanianEducation.net ka bërë një dallim mes të arsimuarit breza paralufte dhe paslufte sipas jush.
“Dallimi është i madh. Dëshira e fëmijëve për arsim para lufte ka qenë me e madhe se sot. Ka qenë edhe si pjesë e ndjenjës kombëtare. Sot nuk shihet shkolla si çelës për fitim dhe një jetë me të mirë. Nga familjet me prindër të paarsimuar shihet si një rrugë drejt ngritjes në shoqëri dhe nga familjet e arsimuara si ruajtje e pozicionit por jo si mjet pasurimi por, fëmijët nuk i mendojnë këto gjëra dhe atyre ju intereson vetëm fitimi dhe paraja si çelës i depërtimit në shkallët me të larta të shoqërisë, prandaj sot ka shumë braktisjë të shkollimit dhe rënie të numrit të nxënësve në disa drejtime duke i’a shtuar këtu edhe pakënaqësitë lidhur me sistemin e dobët arsimor. Fëmijët sot e shohin shkollën fatkeqësisht vetëm si detyrim”.