E diel, 24 Nëntor, 2024

Mësuesja Alma Mara: Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës

- Advertisement1-

Vështirësi? Pasiguri? Frikë? Ky është realiteti… Sekreti për të vazhduar përpara është t’ia nisësh. Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës.

Rinisja e vitit shkollor fill pas pushimeve të dimrit (festave të fundvitit) është jo e zakontë. Nën zë ende ka shqetësime për atë çfarë pritet nga kjo nisje jo e zakonshme.

- Advertisement -

Ky shqetësim global, identifikon mënyrat më të suksesshme të menaxhimit të “nisjes” si proces. Shqipëria hyn në vendet e prekura nga Covid-19, por njëherësh në vendet me kujdes të veçantë ndaj situatës. Të gjithë prej një viti jemi mjekë dhe pacientë të një pandemie që nuk ka kursyer askënd.

Është parë si vend rreziku dhe mbrojtjeje njëherësh spitali dhe është devijuar vëmendja e vërtetë ndaj vijës së vërtetë të rrezikut të infektimit që është shkolla.

Gjithkush ka të drejtën morale të kundërshtojë dhe të përcaktojë vendet e tjera të rrezikut të infektimit.

Gjithkush mund të tregojë se brenda institucioneve arsimore ka menaxhim të mirë të situatës, që nga numri i nxënësve në klasa, distancimi fizik, vendosja e detyrueshme e maskave, matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve….

Këtë e pohoj dhe unë. Pohoj gjithashtu që sigurisht që edhe në këtë proces sikundër gjithkund ka edhe probleme.

Por, pavarësisht kësaj, shkolla duhet të nisë dhe duhet të nisë me intensitetin që duhet të nisë jeta.

- Advertisement -rrrrrrr

Dyert e shkollës mbyllur janë mijëra probleme hapur. Ne mësuesit e dimë sa peshon distanca me nxënësin, me punën, me sfidën që ka mësimdhënia. Ne mësuesit edhe në tryeza shoqërore dhe familjare vetëm për nxënësit bisedojmë. Erdhi dita të provojmë si është të punosh edhe atëherë kur gjithë kushtet thonë “izolohu”. Jo!

Ne duhet t’i mësojmë nxënësit të përballen me vështirësitë.

“Shëndeti i mendjes” mbështet shëndetin e trupit. Nuk do t’i harrojmë kurrsesi mësuesit që humbën jetën nga ky virus. As ato mësues që luftuan e sfiduan me shumë vështirësi dhe fituan përballjen me sëmundjen. Mbi humbjen dhe sfidat e tyre ne do të vazhdojmë edhe për to.

Vështirësi? Pasiguri? Frikë?

Ky është realiteti…gjithnjë ka pasur. Sekreti për të vazhduar përpara është t’ia nisësh.

Me 11 janar 2021 ne do të nisim punën tonë. Misionin tonë për të dhënë dije.

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...