E hënë, 20 Janar, 2025

Mësuesja Alketa Ipeku: A mund ta zëvendësojnë rrjetet sociale mësuesin?

- Advertisement1-

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në rrjetet sociale është i saktë nëse nuk është i sigurtë burimi i tij dhe nëse personi që e jep, nuk është profesionist i fushës.

Teknologjia është kthyer në një mjet të domosdoshëm dhe në mësimdhënie, por duket se në një trend janë kthyer dhe rrjetet sociale.

- Advertisement -

Tik Tok-u përveçse një rrjet social në të cilin paraqiten video të llojeve të ndryshme, duket se po përdoret nga fëmijët dhe si një metodë për të mësuar duke e menduar si lehtësi në të nxënët e tyre më shpejt e më lehtë. jo ndoshta dhe për faktin se gjithçka u serviret e gatshme në lëndë të caktuara.

Lind pyetja: A mund ta zëvendësojnë rrjetet sociale mësuesin?

Duke qenë sot në pozitat e mësuesit e duke e kthyer veten pas në kohë si nxënëse e shoh rolin e tij të pazëvendësueshëm.

Pavarësisht kërkesave e ndryshimeve në vite, në kurrikula, metoda të mësimdhënies, përdorimit të teknologjisë, ndikimin e faktorëve të ndryshëm socialë, mësuesi ka rol vendimtar në formimin e nxënësve.

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet që jo çdo informacion i ofruar në rrjetet sociale është i saktë nëse nuk është i sigurtë burimi i tij, nëse personi që e jep nuk është profesionist i fushës.

Argumentohet se fëmijët po i mësojnë shumë shpejt gjuhët e huaja nëpërmjet rrjeteve sociale. Sigurisht, ata janë më të prirur për të përthithur shpejt informacionet, zhvillojnë të folurit, po roli i mësuesit sërish mbetet vendimtar në njohuritë gramatikore apo pasurimin e fjalorit.

- Advertisement -rrrrrrr

Dhe ne mësuesit jemi aktivë në rrjetet sociale, dhe në tik tok, po në të shumtën e rasteve meqenëse janë kthyer në trend, na shërbejnë për të qenë më pranë nxënësve në mendimet dhe konceptimet e tyre.

Sado që sot mësimi zhvillohet me në qendër nxënësin, sërish roli i mësuesit në menaxhimin e orës së mësimit është kryesor.

Duke qenë se teknologjia është mjet që nxit të nxënët e nxënësve, e bën mësimin më interesant dhe interaktiv, duhet që infrastruktura shkollore të ofrojë më shumë mundësi në këtë drejtim.

Së fundmi në shkolla të caktuara, në kuadrin e projekteve të ndryshme po aplikohet mësimi i kombinuar mes teknologjisë dhe procesit nën drejtimin e mësuesit. Uroj që të tilla të shtrihen në shkollat e gjithë vendit duke krijuar para së gjithash infrastrukturën e duhur.

Nxënësi mund të jetë një hap para mësuesit në përdorimin e teknologjisë, por Ai mbetet çelësi që të hap dyert e dijes, nxitjes e motivimit drejt së ardhmes.

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...