Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, është promovuar librin “Pesë vite të arta” një përmbledhje esesh dhe poezish të krijuar nga nxënësit e klasës V-1, nën përkujdesjen e mësueses Ajshe Istogu, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky librër është një përmbledhje esesh dhe poezish të krijuar nga nxënësit e klasës V-1 ,nën përkujdesjen e mësueses Ajshe Istogu.
Ky libër, tani e tutje do të zbukurojë raftet e bibliotekës.
Njoftimi i shkollës:
2 Prill-Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë📚
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”në Prishtinë,në një ambient të ngrohtë e festiv, promovuam librin”Pesë vite të arta” një përmbledhje esesh dhe poezish të krijuar nga nxënësit e klasës V-1 ,nën përkujdesjen e mësueses Ajshe Istogu.
Ky libër nuk është thjeshtë një koleksion shkrimesh,por një pasqyrim i shpirtit dhe talentit të nxënësve,që më aq dashuri dhe përkushtim kanë hedhur në letër mendimet dhe ndjenjat e tyre.
Në këtë promovim ishin të panishëm drejtoresha e shkollës sonë znj.Shpresa Gashi Çitaku,profesori dhe shkrimtari i njohur z.Halil Xani,sekretaja e shkollës znj.Mihane Syla,mësimidhënës,prindër,nxënës e familjar.
Përmes punës së mrekullueshme të nxënësve,mësuesja Ajshe,tani i dhuroj shkollës e qytetit tonë,por edhe letërsisë për fëmijë një libër,i cili tani e tutje do të zbukurojë raftet e bibliotekës.
“Misioni i mësuesisë nuk është vetem profesion,por edhe mision i shenjtë.”
Falenderojmë drejtoreshen e shkollës sonë znj.Shpresa Gashi Çitaku,profesorin dhe shkrimtarin z.Halil Xani,nxënësit dhe të gjithë prindërit e klasës V-1,për meshteteje dhe bashkëpunim të këtij projekti!
Ju dëshirojmë shëndet dhe suksese mësueses Ajshe dhe nxënësve!