Mësuesja Afërdita Avdiko një jetë kushtuar arsimit – qe 38 vite me ditar në dorë

- Advertisement -

Mësuesja Afërdita Avdiko i ka kushtuar një jetë arsimit.

Ajo qe 38 vite është pjesë e mësimdhënies, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu:

#MirënjohjePërMësuesitTanë 🙏🏻

👩‍🏫Prej 38 viteve në arsim, mësuesja e Gjuhës dhe Letërsisë, Afërdita Avdiko, ka krijuar një trashëgimi të vyer, jo vetëm në shkollën “Kosova”, por edhe në shkolla të tjera ku ka dhënë mësim në karrierën e saj të gjatë në arsim.

- Advertisement -

Mësuese Afërdita ka kontribuar edhe përtej mureve të klasës📚 ✍🏻, duke krijuar gazetat e para të shkollës, “Ndryshe” dhe “Gjurmë”, shkruar tekstin e himnit të shkollës dhe botuar libra artistikë për të rritur dhe fëmijë.