E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë”

- Advertisement1-

“Duam që mësuesit t’i kemi profesional në punën e tyre, të mos ngarkohen me burokraci. Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë”, kështu është shprehur psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për media.

Psikologia Arjana Muçaj është shprehur se në shkolla mungon infrastruktura duke shtuar se mësuesit duhet të trajnohen dhe në pjesën teknologjike.

- Advertisement -

Në një intervistë për media ajo theksoi se sot mësuesit kanë shumë ngarkesë në shkollë dhe sipas saj tashmë ato më shumë janë të fokusuar tek vetja se tek nxënësit.

“Ne na mungon infrastruktura nëpër shkolla. Trajnimi i mësuesve në pjesën e teknologjisë duhet të jetë i prekshëm, pra mësuesi ta ndjej vërtetë se ka marrë një informacion që i shërben jo vetëm atij por edhe për ta transmetuar tek fëmijët i kujtdo ciklit arsimor që ai i përket. Një mësues e ka shumë të vështirë që të punojë dhe me një nxënës të klasës së parë, të pestë apo të 9. Duam që mësuesit t’i kemi profesional në punën e tyre, të mos ngarkohen me burokraci. Mësuesit sot plotësojnë letra, sepse i kanë ngarkuar shumë. Janë më shumë të fokusuar tek vetja e tyre”- tha ajo.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...