E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mësuesit shqiptarë në Vjenë, program festiv për Pavarësinë e Kosovës

- Advertisement1-

Për nder të „17 Shkurtit-Dita e Pavarësisë së Kosovës“, Shoqata e Mësuesve SHqiptarë „Naim Frashëri“ në Austri, me 19 Shkurt 2023 në Vjenë organizoi një program festiv më nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, zonja Arbërie Ngavaci dhe shefja e kabinetit të saj, Bora Shpuza, Amabsadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana dhe zëvendësi i tij z. Albinot Bimbashi, z. Ismail Kabashi profesor në Universitetin „Hasan Prishtina, Avdyl Gjocaj përfaqësues i familjes së dëshmorëve, Anton Marku, kryetar i LSHKSH-së në Austri „Aleksander Mojsiu“, Miftar Zagragjaj kryetar i shoqatës „Mërgimi“ si dhe mësueset; zonja Antigone Elshani, kryetare e SHMSH-së „Naim Frashëri“, zonja Miradije Berishaj, zonja Ina Arapi, zonja Bukurije Limani, zonja Xheve Lajçi mësuesit z. Osman Ademi, z, Ibrahim Hasanaj dhe z. Ismet Sinani.

- Advertisement -

Ashtu siç ishte planifikuar, në sallën e dekoruar enkas për këtë festë me ngjyra, që tani më janë simbole të shtetësisë së Republikës së Kosovës, plakate me punime të nxënësve kushtuar „17 Shkurtit- Dita Pavarësisë së Kosovës“, kishin ardhur shumë prindër dhe nxënës për të shijuar këtë program festiv!

Skena u gjallërua edhe më shumë kur u mbush me nxënës të veshur bukur me veshje kombëtare dhe ngjyrat e Flamurit të Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij shtetëror të Republikës së Kosovës, moderatori i këtij eventi, Z. Osman Ademi i përshëndeti, i uroi të pranishmit dhe prezantoi mysafërët e nderit!

Kryetarja e SHMSH „Naim Frashëri“ zonja Antigone Elshani, pasi që përshëndeti mysafirët, ajo foli edhe për rrugëtimin historik deri te shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Është nder dhe kënaqësi e veçantë që sot të jem së bashku me ju në shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës këtu në Vjenë, andaj në emrin tim, të Ministrisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju uroj 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës- tha në fillim të fjalës së saj zonja Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit Shkencës teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ajo pastaj foli edhe për punën që ka bërë dhe po e bën Minisria e Arsimit për mësimin plotësues në diasporë. Ambasadori i Republikës ë Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana ju uroi festën të pranishmëve dhe i përgëzoi mësuesit për këtë aktivitet,njëherit i ftoi ata për një bashkëpunim edhe më te thellë me ambasaden dhe institucionet e arsimit të vendeve tona!

- Advertisement -rrrrrrr

Më pastaj ju la hapësirë nxënësve që me recitimet e tyre, këngët e vallet që i interpretuan që nga vallja e Pavarësisë e deri te kënga „O sa mirë me qenë shqiptarë“ i emocionuan publikun e pranishëm në sallë! Nxënësit që morën pjesë në program ishin: Melisa Hetemaj, Kaltrina Hetemaj, Donika Elshani, Melisa Beqiri, Esra Osmani, Elisa Çekaj, Rita Jakupi, Zehra Sallahi, Jumna Lutvi, Luna Arifi, Orgesa Sylkaj, Ornesa Sylkaj, Aurora Abazi, Adrian Ademaj, Arilena Abazi, Lorisa Limani, Luan Ademaj Lorik Sulimani, Adea Zenelaj, Etnik Zenelaj, Drin Zenelaj, Andonesa Dervishaj, Fiona Vishaj, Anisa Shala, Vjosa Shala, Aela Kuçi, Amar Kuçi, Etna Jupa, Bato Bsjraktari, Art Salihu, Rron Salihu, Frestina Rexhaj, Leonard Behluli, Zani Dedaqi, Real Qehaja, Noar Abdullahu, Anuar Hasani, Ezana Miftari, Enes Rexhepi, Hana Ukelli, Leandra Gjonej, Adela Shala, Emma Shala, Albanot Kuçi, Erza Hasani, Origita Sylkaj, Erda Arifaj, dhe Albina Zenelaj.

Një kontribut të çmuar në realizimin e këtij programi festiv dhanë edhe prindërit sidomos familjet, Jakupaj, Abazi, Limani, Ademaj dhe Salimani. Pastaj fotografët profesionist z. Halil Jashari e z. Besim Xhelili dhe sidomos eksperti i IT-së z. Florian Gjonej i cili në mënyrë profesionale zotëroi teknikën dhe zërimin. Ndërsa materialisht në realizimin e këtij programi festiv për nder të „17 Shkurti- Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës“ ndihmuan zotrinjtë: Garip Osmani, Sajdin Nebija, Fatos Metaj „Platten und Fliesenverlegung“, Ramiz Prakaj „Flisen Prakaj“, Arti Qahanaj Cafe „Extravaganca“ dhe Bekim Halimi. Në emër të SHMSH „Naim Frashëri“ i falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij eventi!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...