Mësuesit shqiptarë me rezultate të larta në testin TALIS, renditen krahas kolegëve europianë

- Advertisement -

Një lajm i mirë për arsimin shqiptar vjen nga Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS), ku mësuesit shqiptarë janë renditur me rezultate të mira, krahas vendeve të OECD-së dhe Bashkimit Europian, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky rezultat është motivim i madh për mësuesit dhe një shtysë e madhe për t’i mbështetur ata edhe më shumë.

- Advertisement -

Postimi i plotë nga ministrja Kumbaro:

🔴NJE LAJM I BUKUR për prindërit e Shqipërisë, që s’do e dëgjoni nga mediat dhe s’do e shikoni në portale

🇦🇱Shqipëria del me shumë sukses në testin ndërkombëtar TALIS – Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit – ku mësuesit shqiptarë renditen mirë në klasifikimin e vendeve të OECD ose e thënë ndryshe BE-së dhe Europës + 🧑‍🏫👩🏻‍🏫

- Advertisement -

🧑🏻‍💻👩🏻‍💻Një motivim i madh për mësuesit dhe një shtysë e madhe për t’i mbështetur ata edhe më shumë📚🏫