Mësuesit s’futen në shkollë pa vaksinë dhe s’do paguhen! Vendimet e fundit që mori qeveria

- Advertisement -

Të gjithë mësuesit në Itali do duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar para se të hyjnë në klasa. Ky është vendimi i fundit që ka marrë qeveria italiane, mes shqetësimit në rritje për përhapjen e variantit Delta të virusit.

- paragrafi 1 -

I ashtuquajturi Green Pass është një certifikatë dixhitale ose në formë letre që tregon nëse një person është vaksinuar ose ka rezultuar negativ ndaj testit të Covid-19. Kjo pasaportë kërkohet nga udhëtarët në mënyrë që të përdorin transportin publik.

- Advertisement -

Kryeministri italian Mario Draghi zgjeroi kërkesën për të përfshirë të gjithë mësuesit, studentët e universitetit dhe transportin në distanca të gjata nga 1 shtatori.

Lidhur me kërkesën për mësuesit, nëse nuk janë vaksinuar do të kthehen në shtëpi, dhe nuk do t’ju paguhen mungesat pas 5 ditësh.

“Zgjedhja e qeverisë është të investojë sa më shumë në Green Pass për të shmangur mbylljet dhe për të mbrojtur lirinë,” u tha gazetarëve ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza lidhur me vendimin.

- Advertisement -

Qeveria italiane gjithashtu vendosi që duke filluar nga sot, Green Pass do të kërkohet në restorante të mbyllura, si dhe në shërbime të tjera dhe aktivitete për argëtim në kohën e lirë.

Rreth 65 përqind e popullsisë së Italisë ka bërë të paktën një dozë të vaksinës.