E martë, 25 Shkurt, 2025

Merret vendimi: Mësuesit që dalin në pension mund të vazhdojnë punën, shtyhet mosha e pensionit

- Advertisement1-

Mësuesit që plotësojnë moshën për pension pleqërie do të vazhdojnë punën deri në përfundim të periudhës mësimore. Kontrata e re kolektive e nënshkruar se fundmi parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune.

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë mësuesit që plotësojnë moshën për pension pleqërie, do të jepet mundësia të vazhdojë punën deri në përfundim te periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj.

- Advertisement -

Ky ndryshim për arsimtaret vjen si pasojë e nënshkrimit së fundmi të kontratës së re kolektive ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe 2 sindikatave të arsimi në vend.

Kontrata e re parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune . Tashmë për ta jo vetëm ngarkesa mësimore, por edhe koha e qëndrimit në punë do të jetë e reduktuar.

Kontrata e re kolektive u shërben jo vetëm mësuesve por edhe nxënësve për rezultate më të mira në mësim nxënie.

Ajo mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian dhe është përafruar me kontratat e vendeve anëtarë të BE-së. /KlanKosova

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Mirishahe Jusufi, një kontribut të rëndësishëm në procesin arsimor

Mirishahe Jusufi, e lindur më 10.06.1971, ka filluar karrierën e saj si mësimdhënëse më...

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...