E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesit prej 9 vitesh nuk marrin pagën e trembëdhjetë

- Advertisement1-

Ky është i nënti vit që armata e madhe e edukuesve të brezave nuk përfiton pagën e 13-të.

Edhe shpërblimet e miratuara me ligj për mësuesit nuk janë zbatuar për ta, duke u mohuar kështu bonuset e fundvitit.

- Advertisement -

Disave prej tyre u është vonuar madje edhe paga mujore, duke i kushtëzuar në shpenzimet bazike familjare. Këtë fundvit arsimtarët kërkojnë një shpërblim më dinjitoz, si dhe shlyerjen e bonuseve të prapambetura.

“Ka 9 vite që paga e 13 është shkrirë në 12 pagat, por thanë se do t’u japim 10 mijë lekë të reja në fundvit. Nuk e kanë dhënë këtë shpërblim. Jemi pak ditë nga festat dhe disa mësues tani kanë marrë pagën e nëntorit. Kërkojmë 50 mijë lekë shpërblim, dhe jo lëmoshë”, thotë zv.kryetari i Sindikatës së Mësuesve Isa Halilaj.

Si pagesa të pashlyera ndaj mësuesve janë edhe orët e zgjatura, kushtet në pandemi si dhe korrigjimi i testeve.

“Orët e zgjatura në pandemi të papaguara, internet e kompjuterat për mësimin online, si dhe transporti për në shkollë”, shprehet Halilaj.

Kur socialistët erdhën në pushtet në 2013-ën premtuam se buxheti i arsimit do të rritej në 5% e totalit. Por as për 2022 nuk e kalon masën e 3%-shit. Sipas ekspertëve kjo është një shifër e ulët, e cila sjell pikërisht këto problematika në pagesa shtesë apo edhe në shërbime të tjera për zhvillimin e mësimit në kushte më të mira.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...