E diel, 23 Shkurt, 2025

“Mësuesit nuk po dinë ta zgjidhin këtë detyrë, Vanja”, vjen reagimi nga shkolla pas vrasjes së nxënëses 14-vjeçare

- Advertisement1-

Shkolla ku 14-vjeçarja po ndiqte mësimet ka bërë një reagim pas lajmit për vrasjen e saj.

Në postimin e bërë në Facebook, thuhet se “këtë detyrë ata nuk po dinë ta zgjidhin”.

- Advertisement -

“Mësuesit nuk dinë ta zgjidhin këtë detyrë, Vanja. Na fal, nuk mundemi, nuk dimë të themi lamtumirë..
Qoftë e ndritur rruga jote drejt përjetësisë! Buzëqeshja dhe shpirti yt i sinqertë do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrat tona.Me dhimbje dhe dashuri te pa mase mesueset dhe shoqet e klases tende e shtrenjta Vanja!”, thuhet në reagimin e shkollës.

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja në Shkup, ishte interesi financiar. Por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka përpiluar planin me organizatorët e grupit, dhe ai është i dyshuari kryesor.

Dritan Abazoviq këndon bashkë me këngëtaren në një kafiteri të Beogradit pas fitores së Partizanit ndaj Panathinaikosit
“Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në marrëveshje dhe në dijeni të një familjari ka organizuar kryerjen e krimit për të zhvatur para nga nëna e të miturës, nga e cila të gjithë të përfshirët do të kishim përfitim monetar, gjegjësisht material”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për media.

Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës. Kështu bëri të ditur në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të dhënave fillestare nga hetimi./Reporteri.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...