Mësuesit nuk përdorin teknologjinë, 65% nuk kanë akses

- Advertisement5 -

Në shkollat e vendit tonë, lëndët që kanë të bëjnë me teknologjinë, kanë mëngësi në ketë fushë.

- paragrafi 1 -

Sipas një ankete të bërë në 43 shkolla të vendit, është vënë re se nga 785 mësues të përfshirë në këtë anketë, 20% prej nuk kanë përdorur asnjëhere teknologjinë digjitale. Ndërkohë pjesa tjetër 44% thonë se janë pjesë e rrjeteve sociale, duke sjellë dhe një permirësim në cilësinë e mësimdhënies.

- Advertisement - M1

Në të njëjtin nivel përqindje janë edhe mësuesit që përdorin internetin gjerësisht dhe me kompetencë dhe akoma më e lartë është përqindja e mësuesve (57%) që janë të gatshëm të provojnë aplikacione, programe dhe burime të reja. Por 65% e kampionit pranuan se nuk përdorin teknologjinë edhe pse kurrikula mësimore lejon integrimin e teknologjisë në procesin mësimor. Mësuesit e TIK, janë ata që hasin vështirësi, pasi në shumicën e rasteve, në shkollat ku japin mësim, ose nuk kanë kompjutera ose nuk kanë internet.

Ekspertet e arsimit shpeshherë kanë bërë thirrje që mësuesit të bëhen pjesë e trajnimeve, sidomos në fushën e teknologjisë. /euronews