E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesit nuk njohin gjuhën shqipe, testin e zgjidhin nxënësit

- Advertisement1-

Thuhet se nxënësi mund të jetë me i mirë së mësuesi, por në shkollat shqiptare fëmijët arrijnë t’u korrigjojnë edhe gabimet.

Gjysma e mësuesve të ardhshëm janë mbetës në provimin e shtetit pasi nuk zgjidhin dot ushtrimet më elementare të arsimit fillor.

- Advertisement -

Analfabetizmi është i dukshëm në gjuhën amtare, por dhe në formimin e lëndëve të tjera. Sikur të mos mjaftojë problematika me mësuesit e ciklit fillor, të cilëve përgjigjet e sakta ia japin nxënësit që ndoshta nesër mund t’u japin mësim, kur flitet për historinë, matematikën, fizikën apo lëndë të tjera, gjendja e kandidatëve është edhe më e rëndë.

Drejtues të qendrës së shërbimeve arsimore tregojnë për A2 CNN mangësitë në formimin e mësuesve të ardhshëm si dhe nevojën për ndryshimin e testimit të kandidatëve për mësues.

Nëse më parë, një i diplomuar për mësuesi nuk e merrte provimin e shtetit pas 5 herësh testim, i digjej shkolla e lartë. Tashmë dhënia e provimit për marrjen e licencës nuk ka limite. Këta kandidatë që sot nuk dinë të shkruajnë gjuhën shqipe, nesër do t’u mësojnë abc-në fëmijëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...