E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Mësuesit meritojnë më shumë, por angazhimi ynë mbetet minimalisht 40% brenda mandatit”

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Komisionin e Edukimit, javë më parë kishte thënë se mësuesit meritojnë paga më të larta, por angazhimi i qeverisë ka parashikuar që rritja do të ndodh gradualisht deri në 40% brenda mandatit.

Ministrja Evis Kushi është shprehur sot se në mandatin e kaluar pagat e mësuesve u rritën 32%, në mandatin e ri angazhimi është për minimalisht 40%. Ajo shtoi se këtë vit u rritën 6% dhe vitin e ardhshëm 7%.

- Advertisement -

Deklaratat Kushi i ka dhënë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, gjatë seancës dëgjimore që ajo ka zhvilluar për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar 2022-2023.

“Unë jam e bindur se mësuesit meritojnë shumë më tepër se sa keq. Mandatin e kaluar i rritëm pagat me 32% pavarësisht vështirësive të tërmetit, dhe në mandatin e ri që kemi nisur ne jemi angazhuar për 40%. Vitin e kaluar i rritëm 6% dhe vitin e ardhshëm do t’i rrisim 7%. Deri në fund të mandatit rritja do të jetë minimumi 40%. Nëse situata do të jetë më e mirë, nëse kushtet do të ndryshojnë, natyrisht që ne do ta rrisim edhe me shumë por angazhimi ynë është e sigurt që do të realizohet me patjetër”, deklaroi ministrja Evis Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....