E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesit kosovarë, fuqi punëtore në Evropë, shtatori pa ta

- Advertisement1-

Afrimi i pushimeve të verës ua ka futur frikën drejtorëve të Arsimit nëpër komuna.

Kjo për shkak të tendencës së mësimdhënësve për ta lënë Kosovën dhe për të gjetur një punë më të mirë në perëndim.

- Advertisement -

Sipas tyre, viti i ri shkollor do të fillojë me shumë më pak mësimdhënës. E këtë e kanë quajtur shqetësuese.

Përfaqësuesi i Kolegjiumit të DKA-ve në Kosovë, Afrim Llabjani ka thënë se ende nuk e dinë saktë se sa profesorë dhe nxënës kanë lënë Kosovën pas liberalizimit të vizave. Për këtë thotë se janë duke i mbledhur statistikat.

E lidhur me kërkesat e shumta të prindërve që fëmijët t’i marrin me vete në pushime, Llabjani e ka një thirrje për drejtorët e shkollave.

Pamundësia për të hapur konkurs për profesorë në periudhë të shkurtër dhe periudha e tej zgjatur prej 45 ditësh për të plotësuar një vend të ri, sipas njohësit të arsimit Samir Shahini, do ta bëjnë edhe më të vështirë situatën me të cilën po përballet sistemi i arsimit pas liberalizimit të vizave.

Për “të frenuar” ikjen e mësuesve jashtë, sipas Shahinit duhet të rriten pagat e tyre.

Dhe kjo, sipas tij, është vetëm njëra nga shumë kushtet që duhet shteti t’ua plotësoj në mënyrë që shkollat të mos mbetën pa mësimdhënës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kiks Kosova, ka kërkuar të marrë informata zyrtare nga ana e ministrisë së Arsimit, në lidhje me numrin e madh të mësimdhënësve që kanë marrë pushime të gjata pa pagesë për të shkuar në Evropë.

Si dhe për parë se cilat janë politikat që do të ndërmarrë MASHT-i për të ndaluar ikjen e mësuesve, por pavarësisht insistimit të emisionit, ministria e Arsimit ka zgjedhur heshtjen në vend të përgjigjes. /KlanKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...