E premte, 29 Nëntor, 2024

Mësuesit i tregojnë Kurtit që s’urdhërohen nga SBASHK-u: Shumë shkolla kundër pezullimit të grevës

- Advertisement1-

Gjatë gjithë kohës së grevës e cila nisi para më shumë se një muaji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar SBASHK-un se po merr vendime pa diskutuar me kryesinë. Kështu, për pezullimin e grevës, SBASHK-u vendosi jo vetëm të diskutojë me kryesinë, por t’ua japë mundësinë vetë mësimdhënësve që të vendosin. Ndërkaq shumë prej shkollave, po vendosin që ajo të vazhdojë.

Gjatë fundjavës më shumë mundësi do të konfirmohet përfundimisht nëse mësimi do të fillojë më 3 tetor, pra të hënën, ose të vazhdojë greva.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur të enjten nga anëtarja e Këshillit të Grevës, Hanife Salihu, e cila për Klan Kosova tha se po presin qëndrimet nga secila shkollë në nivel vendi.

Kush i tha “PO” vazhdimit të grevës?

Një prej shkollave më të mëdha në kryeqytet, gjimnazi “Sami Frashëri”, ka marrë vendim që ë vazhdojë grevën.

Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së Shkollës, e arsyetoi vendimin duke thënë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria.

“Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme. Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdojë. Dje në mbledhjen që kemi mbajt në sindikatë e Prishtinës diku mbi 90 për qind e shkollave ishin për me vazhduar greva”, tha ajo për Ekonomia Online.

Ndërkaq në Podujevë, komunën që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, shkollat janë të ndara në këtë vendim, ku rreth 20 janë përcaktuar që të pezullonë grevën.

- Advertisement -rrrrrrr

Sidoqoftë, tri prej shkollave më të mëdha të qytetit, “Naim Farashëri”, “ibrahim Rugova” dhe Kadri Kadriu, janë shprehur kundër pezullimit të grevës.

“Disa shkolla të tjera janë kundër, është fjala për disa shkolla të mëdha të qytetit, për tri shkollat, si shkolla fillore “Naim Frashëri”, “Ibrahim Rugova”, shkollën “Kadri Kadriu” në Llaushë që është njëra prej shkollave të mëdha që janë shprehur kundër, shkolla e mesme teknike si dhe shkolla “Shaban Shala”, ndërkaq pro pezullimit të grevës janë shprehur shprehur rreth 20 shkolla, pa i përfshirë edhe 11 shkolla të cilat nuk janë deklaruar deri më tani”, ka bërë të ditur Fadil Halimi, nga Sindikata e Arsimit në Podujevë.

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka vendosur unanimisht pro vazhdimit të grevës në arsim.

“Unanimisht, i gjithë kolektivi i shkollës sonë janë pro vazhdimit të grevës deri në marrrveshje me Qeverinë (edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut) dhe janë shumë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit”, thuhet në njoftim.

Shumica e shkollave në komunën e Vitisë kanë votuar për vazhdimin e grevës, pas propozimit të SBASHK-ut që kjo të pezullohet deri në janar të vitit 2023.

Kryetari i sindikatës së arsimit në këtë komunë, Kemajl Bislimi, ka thënë se rezltatet do të dërgohen për përpunim final.

“Shumica e shkollave kanë votu për vazhdim të grevës. Rezultatet e këtij votimi do të dërgohen në nivelin qendror për përpunim final të rezultatit në tërë Kosovën”, ka thënë për Bislimi për Plus TV.

Ndërkohë sipas burimeve të Nacionales, edhe në Suharekë shumë shkolla kanë votuar që greva të mos pezullohet dhe e njëjta të vazhdojë deri në realizim të kërkesave.

Çka tha të enjten Kurti për grevistët?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot shfrytëzoi sërish mundësinë që të sulmojë SBASHK-un.

Në një replikë ndaj deputetit Memli Krasniqi, Kurti tha se sindikatat e kanë arsyetuar grevën me rritjen e çmimeve.

Por sipas tij, çmimet janë rritur për të gjithë, e jo veç për mësimdhënësit.

“E dyta, deputeti Krasniqi tha që ky është një problem specifik. Nuk është problem specifik. Unë i kam takuar shumë herë BSPK-në e SBAShK-un, dhe ata thoshin që janë rritur çmimet. Por, çmimet nuk janë rritur specifikisht për mësuesit dhe arsimtarët. Nëse në vetëshërbime do të shkruante që çmimet vlejnë vetëm për mësues dhe arsimtarë ky do të ishte problem. Çmimet janë rritur për të gjithë, dhe për të gjithë është Pakoja për inflacion. Ata janë kategori e veçantë, por problemi nuk është specifik”, tha ai.

Të dielën që lamë pas, Kurti i konsideroi sindikalistët si të PAN-it, në këtë rast, të partive opozitare.

Vendimi i SBASHK-ut

SBAShK-u ka kërkuar nga anëtarësia që të pezullohet greva deri në janar e të fillohet me mësim nga 3 tetori. Kështu tha për gazetën kryetari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj.

Ai tha se anëtarësisë i kanë dhënë kohë dy ditë për t’u përgjigjur dhe për të vendosur për pezullim të grevës deri në janar dhe të fillojë mësimi nga 3 tetori.

“Ne jemi në grevë sikur dje, takimet i kemi ditore. Risi është se anëtarësia do të përgjigjet një për një çka më tutje, a do të vazhdojmë me grevën apo do ta pezullojmë përkohësisht atë. Nga anëtarësia do të presim sot dhe nesër përgjigje e pas kësaj do të dalim me qëndrim. Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarësia mendim për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022”, tha Kushaj për Nacionale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...