E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare po marrin pjesë në Seminarin e XVII të Gjuhës Shqipe në diasporë

- Advertisement1-

Është mbajtur dita e dytë e Seminarit të XVII-të mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Pjesëmarrëse këtë vit janë edhe ministret e arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ajo e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

- Advertisement -

“Ky është viti i tretë me radhë, që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë e organizojmë këtë Seminar i cili është rezultat i punës së përbashkët mes Ministrive tona të Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Nagavci.

Në këtë Seminar po marrin pjesë, të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar Nagavci.

Ajo shton se duhen gjetur mënyra për kultivimin e gjuhës shqipe.

“Rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për ta kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës, janë elemente që të gjithë duhet ti kemi në vëmendje”, tha Ministrja e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....