E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Mësuesit e Diasporës diskutojnë: Gjuha si pjesë e identitetit të një kombi

- Advertisement1-

Në Munih të Gjermanisë, më 22.10.2022 u mbajt seminar dyditor me temën: “Gjuha si pjesë përbërëse e identitetit të një kombi” dhe “shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve”. Dita e parë e seminarit kaloi me zhvillimin e temave: “Përdorimi i Gjuhës Letrare Shqipe në shkollat shqipe”,“Të mësojmë duke luajtur”, “Stinë dhe muajt e vitit” , Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetëzimi” , “Planifikimi ditor i mësuesit, proces drejt suksesit” dhe “gabimet drejtshkrimore dhe deformimin që po pëson gjuha shqipe”.

Seminarin e hapi prof. Mustafë Krasniqi-Koordinator i LAPSH-it, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura, konsullin e Republikës së Shqipërisë, Dr. Dashnor Ibra, Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar i KKAD-së dhe koordinator i rrjetëzimit të shkollave shqipe në Zvicër, znj. Antigona Elshanin- kryetaren e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri, kryesisë e LAPSH-it për kontributin, natyrisht, mësueset që me përkushtim punojnë në shërbim të ruajtjes së gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, në Gjermani, kryetarin e LAPSh-it në Bavari, Milazim Ukaj dhe Rexhep Nikçin, përfaqësues i Fondacionit “Besa”.

- Advertisement -

Veçantia e këtij seminari ishte krijimi i një rrjetëzimi të bashkëpunimit në mes tri shteteve; Zvicër, Austri dhe Bavari të Gjermanisë, që mësimdhënës-it/et, t’i shkëmbejmë përvojat rreth mësimdhënies dhe metodave aplikueshëm në praktikë. Seminari i zhvilloi punimet me këto tema:
-Ora didaktike me nxënësit – Metodologjia dhe integrimi i grupmoshave të ndryshme në një klasë heterogjene.

-Orë praktike mësimore -Të mësojmë duke luajtur

-Praktikat mësimore të mërgatës në vende tjera. Shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutime me të pranishmit.

Për zhvillimin e temave jemi mbështetur në një plan, i cili na është dukur se do të jetë më i arsyeshëm dhe i suksesshëm. Përpos anës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave, do të krijojmë edhe miqësi të përbashkët, që ky model të përcillet në tërë diasporën shqiptare. Dhe përtej saj, të diskutojmë edhe për hallet e mëdha që ka mërgata, në informimin e duhur rreth njohjes me pasojat në të ardhmen, nëse fëmijët mërgimtarë nuk vijojnë mësimin plotësues në gjuhë amtare. Besoj se misioni ynë është përveç mësimdhënies edhe vetëdijesimi apo sensibilizimi i mërgatës shqiptare, për shkollën shqipe.

Po ashtu Krasniqi përshëndeti nismën e vitit Jubilar, të 50-vjetorit të hartimit të Fjalorit Drejtshkrimor, i cili theksoi se ky vit jubilar do të përcillet me simpoziume, konferenca shkencore, manifestime, orë letrare dhe përmes aktiviteteve të ndryshme, e seminareve si ky i sotmi, së bashku me zërin e atdheut, qeveritë tona shqiptare, që do ta kemi edhe përkrahjen e tyre. Këtë nismë të KKAD-së e përshëndeti edhe në emër të LAPSH-it në Bavari dhe i uroi rrugëtim të mbarë në realizimin e këtij viti jubilar, Gjuhës Standarde, tha z. Krasniqi!
Më pastaj fjalën e mori kryetari i LAPSH-it për Bavari z. Milazim Ukaj, i cili pasi i përshëndeti dy konsujt dhe të pranishmit tjerë, mësimdhënësit dhe ligjëruesit, foli për sfidat e LAPSH-it dhe njëherit i përgëzoi mësimdhënësit për punën e tyre në mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies, të gjuhës shqipe edhe kryesinë e LAPSh-it.

Seminarin e përshëndetën edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës Z. Afrim Nura dhe ai i Republikës së Shqipërisë Dr. Dashnor Ibra, që uruan punë të mbarë për seminarin, si dhe mësimdhënësit i përgëzuan për punën e tyre në mësimdhënie. Gjithashtu theksuan se mbështetja e konsullatave dhe institucioneve tona nuk do t’ju mungojë, konkretisht në misionin e juaj, në mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, thanë të dy konsujt. Po ashtu e përshëndetën seminarin Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër dhe kryetarja e SHMSH “Naim Frashëri” në Austri Znj. Antigona Elshani. Ndërsa panelin drejtues e drejtoi Mustafë Krasniqi, Osman Ademi dhe Mervete Ismaili, moderimin e bëri znj. Anila Xhani- zëdhënëse e LAPSH-it.

- Advertisement -rrrrrrr

Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu u paraqit me temën: “Përdorimi i Gjuhës Letrare Shqipe në shkollat shqipe”, i cili theksoi se përdorimi gjuhës letrare është më se i domosdoshëm! Sidomos gjuha Standarte duhet të mësohet e të flitet kudo në institucione tona shtetërore, konkretisht në medie dhe shkollat shqipe, qofshin në atdhe apo në Diasporë. Z. Sejdiu, apostrofoi se dialektet janë pasuri kombëtare dhe një vlerë e çmuar, që nuk duhet nënçmuar, por se Gjuha Standarde do të thotë Bashkimi Kombëtar, që do respektuar e kultivuar, të flitet aty ku e ka vendin, duke mos rënë pre e dashakëqijve, të cilët po mundohen ta zhvlerësojnë punën 50-vjeçare të saj dhe të themelimit të Fjalorit Drejtshkrimor, i cila doli nga Kongresi Shkencor më 20-25 tetor të vitit 1972 në Tiranë, ku morë pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare dhe ato Arbëreshe. Më pastaj z. Sejdiu në mënyrë shkencore zbërtheu ligjëratën, duke u mbështetur në burimet argumentues dhe duke shtjelluar në mënyrë praktike, për mësimdhënësit, se si t’i afrojmë nxënësit e t’i nxisim, që ta duan orën mësimore të gjuhës shqipe. Rreth temës së z. Sejdiu përpos që u zgjua një interes i veçantë, për ta dëgjuar ligjëratën e tij, aq më tepër ishte pjesa tjetër e pyetjeve dhe përgjigjeve, që vërtet mori një dimension të lartë shkencor, por mbi të gjitha tema e z. Sejdiu kishte një porosi se si duhet mësimdhënësi të dalë para nxënësve i përgatitur duke vepruar sipas nxënësve që ka në klasë.

“Të mësojmë duke luajtur” temë që preku kureshtjen e mësimdhënësve dhe solli një praktikë të kapshme për mësimdhënësit, që ta kenë më të lehtë për ta përcjell deri tek nxënësit tha znj. Lume Daci Hoți. Kjo temë ka filluar të praktikohet dhe, sipas hulumtuesve është parë si një metodë e suksesshme dhe frytdhënëse. Hoti, temën në fjalë e demonstroi përmes tablove, se si praktikisht duhet të zhvillohet ora mësimore, që përmes kësaj metode te nxënësi të reflektoj përforcojë të mësuarit dhe të kuptuarit.

Znj. Miradije Berisha, mësimdhënëse nga Austria kishte një temë attraktive: “Stinë dhe muajt e vitit”, e cila pranë të pranishmëve paraqiti punimin e saj, se duhet të mbahej një orë praktike me nxënësit. Temën e zhvilloi në mënyrë praktike, ide e cila kishte lindur brenda klasës dhe e demonstroi me përkushtimin e nxënësve, përmes bisedës dhe intervistave të lira mes nxënësve, individualisht apo në grup.

“Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetëzimi”, me këtë temë u prezantuan znj. Enela Markaj, ndërsa znj. Eva Krypca foli mbi planin mësimor, që dhe tema e saj ishte “Planifikimi ditor i mësuesit, proces drejt suksesit”.

Ndërsa në pjesën e fundit, bisedë e lirë Prof. Isuf Ismajli, mësues në Zvicër dhe studiues i mirë i morfologjisë, fonetikës dhe i sintaksës, foli mbi disa gabimet drejtshkrimore, që po i hasim nëpër medie e institucione tonat shtetërore, që me ato gabime, që po shqiptohen në mënyrë të gabuar, po pëson gjuha shqipe. Z. Ismaili, si shembull mori shumë folje, që përdoren gabimisht, te lidhorja, mbiemrat, ndajfolja etj. Por interesi i mësimdhënësve ishte pjesa e Ç, Q, XH, GJ, i cili përmes anës fonetike, z. Ismaili i demonstroi se si duhet shqiptuar e shkruar, drejt fjalitë.
Seminarin e përmbylli Paneli drejtues dhe e cilësoi si një seminar, i cili ka arritur në mënyrë shkencore t’i trajtojë temat në fjalë dhe ishte harmonizimi i temave të zhvilluara duke pasqyruar format e kapshme në praktikë, që përmes trajtesës së këtyre temave përmes tablove praktike e bënë seminarin më të arritur dhe profesional. Por në anën tjetër ajo që e shquan këtë seminar është pjesëmarrja e mësimdhënësve të tri shteteve; Zvicër, Austri dhe nikoqir, LAPSH-i në Bavari. Te këtij mendimi ishin të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me entuziazëm thanë se: seminari kishte arritur të gjitha pritshmëritë dhe ishte shumë frytdhënëse, mbi të gjitha ishte një përvojë që morëm nga ligjëruesit, e që do t’na shërbejë ne, mësuesve, për zhvillimin e orës mësimore, thanë mësimdhënësit, të cilët e cilësuan si një seminar akademik.
Pas përfundimit të seminarit kryetari Ukaj, i përshëndeti të pranishmit, dhe e vlerësoi seminarin të suksesshëm, njëherit dhe falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët mundësuan organizimin e seminari si: Z. Safet Shaqiri për drekën (kateringun) cilësore, z. Faruk Raka për sigurimin e sallës dhe Sami Mustafën, shefin e Restorantit “Tra di Noi” për shërbimin e mirë të darkës. Që në këtë restorant, pas darkës u organizua një mbrëmje festive me një program artistik, të përgatitur nga z.Arif Arifaj, znj. Enela Markja dhe z.Avdi Kolukaj.

Në ditën e dytë të seminarit, pas mëngjesit, pjesëmarrësit e seminarit bënë një shëtitje në qytetin e Mynih-ut, ku dhe vizituan ambientin Olymiapark-ut. shëtitja sipas programit të LAPSh-it filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në ora 14:00.

Nga Mustafë Krasniqi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...