Mësuesit e dënuar, jo më në shkolla

- Advertisement -

Mësuesit e dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për krime ndaj të miturve në Shqipëri do të ndalohen të punësohen në institucionet arsimore.

- paragrafi 1 -

“Unë jam vetë mësuese dhe jam plotësisht dakord. Duhej të ishte bërë më përpara sepse është e tmerrshme t’iu jepet mundësi. Ne I ruajmë nga rruga, ndodhin çudi në shkollë”, shprehen prindërit.

- Advertisement -

Pavarësisht rehabilitimit të mësuesve abuzues, urdhri i fundit i ministres së arsimit, Evis Kushi ndalon konkurrimin e tyre për të punuar në shkolla.

Nga ana tjetër psikologët edhe pse e vlerësojnë vendimin e drejtë ngrenë shqetësimin për jetën e këtyre individëve përtej ambienteve të shkollës?

“Frika është se ku rehabilitohen këta persona? Është shumë e rëndësishme se veç shkollës, fëmijët janë në kontakt me ta në lagjet tona, në komunitet”, tha Valbona Treska.

- Advertisement -

Teksa kontrolli i figurës profesionale po ndodh në shumë sektorë publikë, Valbona Treska presidentja e urdhërit të psikologut kërkon një reformim të fortë edhe për arsimtarët.