E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësuesit e ciklit fillor: Duam pagë të dinjitetshme me Ligjin e ri

- Advertisement1-

Mësimdhënësit e Ciklit Fillor, klasa 1-5 kanë kërkuar të mosdiskriminohen në Ligjin e ri të pagave, siç ka ndodhur më parë.

Njoftim nga Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të Ciklit Fillor 1-5:

- Advertisement -

Takim me Zëvendësministrin e Arsimit, z. Dukagjin Pupovci

Sot patëm një takim me Zëvendësministrin e Arsimit z. Pupovci, të cilin e njoftuam dhe ia shpalosëm disa specifika se si kishte ndodhur diskriminimi ndaj mësimdhënësve të Ciklit Fillor, 1-5, në ish-Ligjin e Pagave, ku nivelin fillor e kishin ranguar në një kategori që s’ka qenë asnjëherë më parë, e cila binte në kundërshtim me synimet e ngritjes së cilësisë në arsim dhe thyente dinjitetin e mësimdhënësit.

I paraqitëm argumentet tona dhe shpjeguam për specifikat, rëndësinë, rolin dhe vështirësinë që ka ky cikël arsimor. Diskutuam gjerë e gjatë, për shumë çështje të rëndësishme, por ajo që vlen të përmendet nga ky takim, është se z. Pupovci, u zotua se një gabim i tillë nuk do të ndodhë në Ligjin e Pagave, i cili do të hartohet në vijim.

Sikurse sot që nuk ka ndarje ndërmjet këtyre niveleve arsimore, nuk do të ketë as në të ardhmen, pagë të njëjtë për punë të njëjtë.

Z. Pupovci ishte në dijeni për këtë çështje dhe e kishte percjellur me vëmendje reagimin e Këshillit Iniciues dhe reagimet e tjera, ku ishte i befasuar me dobësitë që kishte ish-Ligji i Pagave. Si profesor, si njohës i arsimit dhe si Zëvendësministër i Arsimit, u zotua se gjëra të tilla nuk do të lejojmë të ndodhnin, ndaj edhe i konsiderojmë të papranueshme ndryshimet e bëra ndërmjet cikleve arsimore në ish-Ligjin e Pagave.

E Falënderojmë z. Pupovci për pritjen shumë dinjitoze dhe sinqeritetin e tij gjatë diskutimit, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen!

- Advertisement -rrrrrrr

Me respekte,
Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të Ciklit Fillor 1-5

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...