E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga Xheladin Murati: Mësuesi që të mëson dhe të edukon, të bën më të fortë

- Advertisement1-

Për të vlerësuar punën e mësuesit, gjërat e shumta që ai ka bërë e që bën sjellin dobi sot e nesër, madje edhe në të ardhmen.

Në fakt, planet dhe ëndrrat e mësuesit domosdo duhet të kenë arsye personale dhe profesionale, përndryshe nuk arrin qëllimet e edukimit

- Advertisement -

Nga Xheladin MURATI

Mësuesi që të mëson dhe të edukon, të bën më të forte? Sa është e rëndësishme kjo? dhe Sa ka të vërtetë në këtë? Po, sigurisht që është e rëndësishme dhe ka të vërtetë në këtë. Po ta njohësh më mirë nxënësin, mund të kontribuosh ta bësh atë të fortë. Me këtë rast, punosh sipas qëllimeve të projektuara dhe bësh punë kuptimplote. Sa më tepër ta njohësh nxënësin, ti afrohesh atij, ai jo që vetëm do të respektojë por edhe do të ndihmojë që ti ndihmosh atij. Tek e fundit njohuritë e sakta për nxënësin të hapin horizonte të mjaftueshme të zhytesh në shpirtin dhe botën e tij. Vetëm kur trajtohet nxënësi si person real të cilit mund ti afrohet mësuesi, ai arrin sukses.

PREMISAT. Për të trajtuar temën në fjalë kam këto premisa: 1. Dashuria e mësuesit ndaj nxënësit ndihmon të fokusoheni në shpirtin e nxënësit dhe ta përgatitni atë për ardhmëri. 2. Mësuesi duhet të kuptoje se nëse kërkon të arrije më shumë, duhet dhe të jep më tepër. 3. Mësuesit nuk ankohen, por në heshtje bëjnë punë dhe 4. Mësuesi duhet të kujdeset për nxënësin sikur kujdeset për veten.

QASJET DHE ASPEKTET. Çka nënkupton ta njohësh nxënësin? Mendoj se kjo do të thotë të formosh një kartë të qëndrueshme për personalitetin e tij. Sigurisht këtu vlen të theksoj të kesh dijeni për pëlqimet dhe jo pëlqimet e tij, të njohësh cilësitë e personalitetit të tij, gjërat që ka bërë ose tenton që ti bëj. Pikërisht duke i mësuar gjërat elementare të personalitetit të tij, ato të tërheqin që të merresh me to, të kërkosh rrugë e metoda, të punosh në drejtim të zhvillimit të tyre.

Është e natyrshme që mësuesit të jenë veçanërisht të afërt me nxënësit e tyre. Megjithatë duhet bërë kujdes që parimet e vendosura nga pedagogjia për raportet mësues-nxënës të mos shkelen. Këtu dy parime janë themelore që e rregullojnë marrëdhënien: parimi komplementar dhe ai subordinar.

Sa më shumë i dallojmë cilësitë e nxënësit, aq më mirë e njohim dhe si rezultat puna pedagogjike në edukimin e tij thellohet. Njëherit sa më shumë nxënësit afrohen me mësuesin, e njohin atë aq më mirë krijohet miqësia midis tyre. Cilat janë cilësitë më të theksuara që e bëjnë përafrimin midis mësuesit e nxënësit? Mund të përmendim disa sish, por mendoj se pesë nga këto janë më të rëndësishmet:

- Advertisement -rrrrrrr

Fuqia – rezultatet e tregojnë fuqinë krijuese dhe edukative, mësuesi e përdorë fuqinë e tij për të mirën e nxënësve, por ajo është fuqi normale;
Mençuria – shprehet në këshillat që jep mësuesi meqë ai është mik i nxënësve dhe është i dashur për to;
Drejtësia – mësuesi është i aftë të dallojë të vërtetën dhe të gjykojë drejtë ashtu siç duhet me nxënësit, ti shmang padrejtësitë dhe veprimet e dëmshme, mos të jetë i anshëm;
Dashuria – veprimet e drejta janë faktor që tregojnë se ai është i dashur për nxënësit, mençuria dhe drejtësia e tregojnë dashurinë e tij ndaj nxënësve dhe
Frymëzimi – në udhëkryqet e nxënësve ato ti motivoj, ti udhëzojë dhe ti ndihmoje. Nëse duhet ta ndjejnë privilegjin se janë të kuptueshëm dhe se mësuesi iu qaset me kuptim e frymëzim.
Pa këto cilësi vështirë është që mësuesi të edukoj dhe arsimoj. Këto pesë veti e vënë në dukje faktin se mësuesi është gjithmonë i aftë të shpërndajë magji, të ngrohë shpirtin e të ndezë një dritë gëzimi e shprese te nxënësit. Qëndrimi i mirë mësues-nxënës është gjysma e suksesit. Mësuesi me fuqinë e tij të madhe, në radhë të parë intelektuale dhe edukative bën që nxënësit të orientohen drejtë mirësisë. Për më tepër mësuesi e përdorë fuqinë e tij për të mirën e nxënësit si individ në rritje dhe formim. Me fuqinë e tij mësuesi u jep fuqi nxënësve që të përballojnë me sukses sfidat e mësimit, vështirësitë dhe të qëndrojnë përballë pengesave që paraqiten në zhvillimin e tyre.

Ka plot arsye të rëndësishme pse mësuesi duhet ta njohe mire nxënësin e të krijoj raporte miqësore me të. Të gjithë mësuesit e dine se çfarë do të thotë kujdesi ndaj nxënësit, por ajo çfarë e veçon mësuesin është organizimi i edukimit proaktiv dhe mësimdhënies interaktive ku nxënësi është subjekt në proces. Kjo është rëndësia që i jep kujdesit ndaj nxënësit. Të gjithë hapat që duhet ndjekur para se të fillon punë me nxënës janë: të flas me to, ti dëgjojë ato, ta drejtoj dhe orientoj veprimin e tyre dhe ta ndjek zhvillimin e tyre. Mbase të jesh mësues/edukator është të arrish atë që jo të gjithë munden.

Fillimisht që ta njohësh nxënësin duhet të krijosh, mësuesi duhet ta prezantoj personalitetin e tij. Të krijosh bindjen se nxënësit duhet të besojnë te mësuesi, se mësuesi nuk është gjykatës, se mësuesi nuk i ndëshkon nxënësit, se mësuesi nuk është keqbërës, ai nuk është i rreptë, gjithnjë është i fjalës, është i matur, është falës, pavarësisht se çfarë bëjnë nxënësit. Pra mësuesi nuk është larg jetës së nxënësit, ai nuk është personalitet kontradiktor, por personalitet që afron nxënësit rreth qëllimit themelor: nxënësit ti mëson, ti edukoj dhe ato të bëhen njerëz të vyeshëm të shoqërisë e të kombit. Thjesht, nxënësi duhet të zbuloj ç’të mira e presin atë nga puna e mësuesit.

Parimet e pedagogjisë dhe synimet e saj janë se nxënësit duhet të edukohen me dinjitet njerëzor jo vetëm pse ato e meritojnë atë, por edhe sepse me respektin ndaj tij ai mësohet, edukohet dhe rritet më mirë. Në fakt, mësuesi për të arritur qëllimet e edukimit udhëhiqet nga mësimet e pedagogjisë që bazohen në parimet madhore të saj. Titulli apo emri mësues ka rëndësi për vetë mësuesin, por ai rëndësinë e forcon në sytë e nxënësit. Prandaj në vitet e para të shkollimit emri mësues konsiderohet si mbrojtje dhe shpëtim, tek ai shkojnë nxënësit për të kërkuar dituri. Kjo vlen për gjithë popujt. Historia e pedagogjisë na mëson se emri mësues është i përbashkët. Emri unik i mësuesit identifikohet me njeri që hedh dritë diturie. Mësuesi ka aftësi të shkaktoj etje për dituri dhe ta trajtoj nxënësin si personalitet që duhet të thith diturinë. Ai bën çfarëdo që është e nevojshme për ta mësuar dhe edukuar nxënësin dhe për të përmbushur objektivat pedagogjike. Këtë e bën me pozitën, autoritetin dhe fuqinë që ka.

Emri mësues tregon se nxënësit e kanë në zemër. Domethënia e emrit mësues lidhet me faktin se nënkupton se ai interesohet gjithmonë për nxënësin, edukimin dhe zhvillimin e tij të mirëfilltë. Puna e mësuesit është punë e entuziazmuar dhe me ndryshime të herëpashershme, por me të njëjtin përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve dhe suksesin e tyre. Kjo mbase puna e mësuesit nuk është rrugëtim i zbrazët.

PËRFUNDIM. Pavarësisht sfidave të cilat hasen në profesionin e mësuesisë/edukimit i këshilloj ata që janë përcaktuar të aftësohen për mësues/edukator, të provojnë dhe të sfidohen për rolin profesional duke mos u frikësuar nga gabimet që mund të ndodhin. Për të vlerësuar punën e mësuesit, gjërat e shumta që ai ka bërë e që bën sjellin dobi sot e nesër, madje edhe në të ardhmen. Në fakt, planet dhe ëndrrat e mësuesit domosdo duhet të kenë arsye personale dhe profesionale, përndryshe nuk arrin qëllimet e edukimit. (koha.mk)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...