E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesi që keqtrajtoi nxënësen ende në arrati, policia nis hetimet

- Advertisement1-

Policia e Kosovës i ka filluar hetimet për kapjen dhe intervistimin e mësimdhënësit nga Dragashi, Dalip Meleqi pas publikimit te një video ku shihet duke abuzuar me një nxënëse në shkollën fillore “Ilmi Bahtijari” në fshatin Ballç të Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

- Advertisement -

Ai tha se hetimet për këtë rast kanë filluar mirëpo shtoi se mësuesi ende nuk është arrestuar pasi sipas tij të enjten policia nuk e ka gjetur në objektet e shkollës.

“Kanë nisur hetimet ndaj personit në fjalë për dyshime qe ka kryer veprat Keqtrajtim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ende nuk është arrestuar sepse dje nuk është gjendur ne shkollë”, tha Gashi.

Një ditë më parë nëpër media sociale qarkulloi një video amatore ku shihej mësimdhënësi Meleqi duke e keqtrajtuar një nxënëse brenda klasës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....